Nga Muharrem Meko:
Më në fund “i modhi” e paska kuptuar se Administrata na paska qenë shkaktarja e sherrnajës…dhe rebelimit të ‘Pelikanëve’!
Pra s’janë shkaktarët e vërtetë, as korrupsioni marramendës, as ikjet e fëmijve të Shqipërisë, as shitja e trojeve e pronave publike buzë detit nga striptistët , as mungesa e drejtësisë, as mungesa e shëndetësisë…
-Asnjëra, asnjëra prej tyre….përveçse Administrata!
Fatkeqësisht, gjithçka që sot më shumë se kurrë po bëhet së prapthi, apo edhe s’bëhet fare, bëhet keq ,apo djallëzisht, në dëm të shqiptarëve e deri për interesa të dyshimta në emër të antishqiptarizmit, apo edhe milionave të zeza që djeg e përvëlon zemrat e shqiptarëve, ka pikërisht këtë emër të neveritshëm!
…kur duhet të ishte ndryshe, krejtësisht ndryshe, përderisa përceptimi qytetar për administratën është si ai një fëmijë për prindin; ndërkohë që korrupsioni galopant e kanë ulur tejmase besimin ndaj saj, e meritokracia në kufijte e analfabetizmit ia kanë ulur kokën shqiptarit, të përgjëruar për “prindin” e munguar, si asnjë populli tjetër në Europë!
Personalisht jam shprehur hapur e prej kohësh se, në historinë 114-vjeçare të shtetit shqiptar, administratë të korruptuar e analfabetë të këtij standardi si kjo e sotmja, as ka patur e as do të ketë!
Për hir të së vërtetës s’kishte se si të ishte ndryshe nga një gatesë bajate dhe e pështirë prej brumi të zënë, midis ish-administratës së Berishës, (keqfunksionimi i saj e ndëshkoj Saliun në vitin 2013 me 1 milion vota) dhe peshqesheve sorosjane; llumit G-99 e Mjaftistat që dikur si pelikanët e sotëm ulërinin rrugëve të Tiranës;- Nano ik-PS, ik!
Oooo i Modh !
Askujt mos iu anko; ti je përgjegjësi i vetëm për këtë zallamahi e çorbë që ke gatuar nën logon; Administrata Shtetërore …e që mjerë kujt i bie të ketë punë e të zgjidhë hall me të!
…e për ty personalisht, si koka e saj ??
– S’ mund të them asgjë, përveçse; -të zënçin sytë përpjekjet, mbështetja e qëndresa e atyre mijëra socialistëve të orëve të para, që shkelën mbi vetvetën e ty të priten si Prometeun e Mitologjisë Greke!
…edhe pse s’kishe asnjë pikë kontributi; e kundërta mundet!
Pasi ishe ti që kur ndiq një nga pas Sali Berishën, idealistët e së majtës, heronjtë qëndrestare të saj i kishe anatemuar me lloje-lloje epitetesh, nofkash e etiketimesh nga më të neveritshmet!
Madje si për t’i vënë kapakun urrejtjes ndaj tyre, kur i hipe kalit i hodhe në rrugën e madhe si qenie pa vlera për të mbledhur rreth vetes, vetëm llum e mbetjet analfabete, sorosjane!
Ah se desh harrova; ti po na çon në Europë …por harron se mua dhe mijëra shqiptarë si unë s’na hyn në punë fare…po fare !
…dhe e di se pse?
– sepse kemi në xhep nënshtetësinë amerikane, angleze, gjermane, italiane; falë kujdesit për të na lënë pa fëmijë …sepse fëmijëve tanë, në ndryshim nga të pjellëve tuaj, ua vratë shpresën e na i percollët përtej detit Adriatik e Oqeanit Paqësor!
Më mbetet vetëm të të them; ty të rroftë Saliu!
