“PS po na e fut sa krahu, ku janë deputetët”/ Egla Ceno shpërthen në shkrirjen e Policanit…

Aktorja Egla Ceno iu bashkua protestës së banorëve të Poliçanit, të cilët kundërshtojnë planin për shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale 2.0.

Gjatë fjalës së saj para protestuesve, Ceno hodhi akuza të forta ndaj Partisë Socialiste, duke u shprehur se qytetarët janë tradhtuar nga ata që kanë mbështetur me votë ndër vite.

“Partia Socialiste po na e fut sa krahu. Ne i kemi votuar për më shumë se 20 vjet. Ku i keni sot?”, deklaroi aktorja, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.

Protesta në Poliçan u zhvillua kundër propozimit për bashkimin e bashkisë me Beratin. Banorët kërkojnë që Poliçani të mbetet një bashki më vete, duke argumentuar se shkrirja dëmton përfaqësimin, identitetin dhe zhvillimin e zonës.