Me ritmet e këngës “Bonu i Sinqertë”, Dafina Zeqiri i ka dhënë fund netëve festive të Festës së Birrës në Korçë. Artistja ka sjellë në skenë energjinë e saj, duke elektrizuar atmosferën në natën përmbyllëse të eventit. Publiku ka kënduar dhe kërcyer nën ritmet e këngëve të saj, duke e kthyer mbylljen e festës në një spektakël të veçantë.
Pas disa netësh me muzikë, artistë të njohur dhe mijëra pjesëmarrës, Festa e Birrës mbyllet me një atmosferë të zjarrtë dhe me Dafina Zeqirin në qendër të vëmendjes.
“Bonu i Sinqertë” ishte një nga momentet që shoqëroi natën e fundit, duke i dhënë një fund ritmik një prej aktiviteteve më të shumëpritura verore në Korçë.
