“Dilni në shesh, mos kini frikë”/Protestuesit pushtojnë rrugët e Tiranës në ditën e 80-të

Ka nisur mbrëmjen e sotme marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në atë që organizatorët e cilësojnë si ditën e 80-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Gjate marshimit janë dëgjuar thirrjet “Shqipëri e re” dhe “mos kini frikë”, ndërsa pjesëmarrësit u kanë bërë apel edhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen protestës.

“Dilni në shesh, sepse nesër do të jetë vonë”, është një prej mesazheve të përcjella nga protestuesit gjatë tubimit të sotëm.

Ndërkohë, pjesëmarrësit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit edhe gjatë javëve në vazhdim, duke deklaruar se “shtatori do të jetë i fuqishëm”.

Protesta e sotme vijoi me të njëjtin itinerar të ndjekur gjatë tubimeve të mëparshme, me nisje nga Sheshi “Skënderbej”, marshim përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe ndalesë para godinës së Kryeministrisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.