Greqi/ Shqiptari vr@t gruan me th@kë, më pas tenton ti japë fund jetës…

Regjistrohet një tjetër krim brenda familjes në Rodhopi, Greqi, ku protagonistë janë sërish shtetas shqiptarë. Një 44-vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj 58-vjeçar pas një sherri banal.

Çdo gjë nisi pasi çifti për të disatën herë debatonte në prani të tre fëmijëve të tyre, dy të mitur 16 vjeçare dhe një i rritur.

Në rrethana që ende nuk dihen qartë, autori goditi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend. 58-vjeçari menjëherë pasi pa se gruaja ishte e vdekur, tentoi të pinte naftë për të vrarë veten.

Autori u dërgua në spital ku po kurohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa trupi i viktimës në morgun e spitalit.