Dogana e Kapshticës asgjëson mallrat që cenojnë pronësinë industriale

Administrata Doganore vijon angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg. Dega Doganore Kapshticë ka realizuar procedurën e asgjësimit të mallrave të konfirmuara si cenuese të të drejtave të pronësisë industriale, në kuadër të masave për parandalimin e tregtimit të produkteve që shkelin këto të drejta.

Ky veprim synon të kontribuojë në mbrojtjen e pronarëve të markave dhe të drejtave industriale, në promovimin e konkurrencës së ndershme mes operatorëve ekonomikë, si dhe në mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar në forcimin e kontrolleve dhe zbatimin e procedurave ligjore për të garantuar respektimin e të drejtave të pronësisë industriale dhe krijimin e një mjedisi tregtar të sigurt dhe të drejtë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.