Skënderbeu rikthehet nesër në fushë/ Mesazhi i klubit për Korçarët :”4 ndeshje në shtëpi, të gjithë në stadium!

Skënderbeu rikthehet nesër në fushën e lojës dhe klubi Korçar ka një thirrje të veçantë për tifozët e tij. Përmes një njoftimi, bardhekuqtë ftojnë mbështetësit të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur ekipin në këtë përballje.

Me mesazhin “4 ndeshje në fushën tonë: Të gjithë në stadium!”, klubi kërkon mbështetjen e tifozëve në ndeshjet që skuadra do të zhvillojë përpara publikut Korçar.

Prania e tifozëve konsiderohet një mbështetje e rëndësishme për ekipin, ndërsa Skënderbeu synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës së vet në sfidat e radhës.

Tashmë, vëmendja është te ndeshja e nesërme, ku tifozët pritet të jenë pranë skuadrës për ta mbështetur drejt objektivave të sezonit.

**Thirrja e klubit është e qartë: të gjithë në stadium

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.