Një intervistë e mëhershme e kompozitorit Erion Zaloshnja është rikthyer në vëmendje pas disa komenteve të motrës së tij, Ilda Zaloshnja. Kompozitori, i cili ka një vajzë (Aria) nga marrëdhënia e tij shumëvjeçare me këngëtaren Eneda Tarifa ka folur në podcastin Klo’s Friends nga Klotilda Harka, edhe për të bijën, veç të tjerash.
Në komentet e videos, Ilda Zaloshnja, motra e Erionit, ka dalë hapur kundër ish-kunatës së saj, duke thënë se familja e tyre ka qëndruar për vite në heshtje, për shkak të respektit ndaj kohës që Eneda ka qenë pjesë e familjes dhe faktit që ajo është nëna e Arias.
Por më pas, ajo ka bërë akuza të forta ndaj këngëtares, duke pretenduar se gjatë viteve të para të jetës së Arias, Eneida nuk ka qenë e pranishme sa duhet në jetën e vajzës, shkruan VoxNews.
“ “Prej shumë kohësh familja jonë ka qëndruar në heshtje, në respekt të viteve të Enedës pranë nesh dhe të faktit që ajo është mamaja e Arias. Por Eneida vetëm gruaja e nënë e mirë nuk është. Një nënë që rri gjithë ditën rrugëve e vjen në 10 të darkës çdo ditë në shtëpi, nuk është nënë! Një nënë që ikën me ditë të tëra, gjoja koncerte, dhe nuk i bie njëherë telefonit të pyesë për të bijën, vetëm nënë nuk quhet! Këto ishin 10 vitet e para të Arias, një fëmijë e dëshiruar për nënë, dhe sot e manipuluar keq nga nëna e saj… dëmin e këtij manipulimi e vuan Aria dhe im vëlla, dhimbjen e të cilit e sheh qartë kushdo që do ta shohë!”
Komentet e saj u kundërshtuan nga disa komentues të tjerë, të cilët e cilësuan si të panevojshëm reagimin ndaj nënës së fëmijës. Ilda iu përgjigj duke këmbëngulur se kishte ardhur momenti që familja të fliste.
Në një tjetër reagim, ajo shkruan se prindërit nuk duhet t’i përdorin fëmijët si “armë” kundër njëri-tjetrit, pasi dëmi, sipas saj, i bëhet fillimisht fëmijës.
“Familja jonë ka mbajtur shumë përsipër e nganjëherë nuk duhet heshtur më!”, shkruan ajo.
