Nga dëmtimi te gëzimi i madh/ Mesfushori i Skënderbeut bëhet baba, ja emri i vajzës

Xhemil Jahiji ishte një nga afrimet e shumta të Skënderbeut në merkato . Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut ende nuk ka debutuar me skuadrën korçare, pasi është duke u rikuperuar nga një dëmtim i pësuar gjatë fazës përgatitore.

Por, ndërsa situata e tij në fushën e blertë nuk ka qenë ende ajo që do të dëshironte, Jahiji ka përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij.

23-vjeçari është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Gina Marinoviç, ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti ka vendosur ta quajë Aria Marina.

Një gëzim i veçantë për futbollistin, i cili tashmë ka një arsye më shumë për të rikthyer buzëqeshjen edhe në fushën e lojës.

Jahiji pret të lërë pas dëmtimin dhe të bëjë debutimin me Skënderbeun, me shpresën që pas “golit” më të bukur në jetën personale, të vijë edhe shpërthimi i shumëpritur në fushën e blertë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.