Nga Alketa Vejsiu te Eli Fara, Luizi zbulon emrat e bujshëm të episodit të parë

Pak çaste para premierës së “Live me Luizin”, Luiz Ejlli ka zbuluar emrat e të ftuarve që do të bëhen pjesë e natës së parë të spektaklit. Në premierën e emisionit, që do të moderohet nga këngëtari Luiz Ejlli, do të jenë të ftuar Alketa Vejsiu, Gjergj Leka, Eli Fara, Manjola Nallbani dhe Sinan Vllasaliu.

Luizi ka premtuar një mbrëmje të mbushur me muzikë, humor, intervista, lojëra dhe surpriza, duke synuar një format që të ndiqet nga të gjitha grupmoshat.

“Ky do të jetë një emision që e shohin të gjithë, që nga fëmijët deri te mosha e tretë. Të gjithë do e gjejnë veten, dikush te humori, dikush te tema, dikush te personazhi”, është shprehur Ejlli.

“Live me Luizin” do të transmetohet çdo të premte në orën 21:00, duke sjellë një spektakël argëtues që ndërthur intervistën, muzikën live, humorin dhe lojërat.

Premiera pritet të sjellë edhe disa surpriza për publikun, ndërsa Luizi Ejlli nis kështu një tjetër eksperiencë televizive si moderator.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.