Ish-i i gruas sulmon çiftin, Korçari plagoset rëndë në pjesët i*time, gruaja në gjendje kritike…

Një 33-vjeçar Shqiptar, Klevis Tite, ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në Lavrio të Athinës. Autori i dyshuar, një 32-vjeçar rumun, ka sulmuar ish-partneren e tij dhe partnerin aktual të saj. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës në zonën Kavodokanos, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital.

Sipas mediave greke, shqiptari ka marrë plagë në zonën e klavikulës, brinjëve dhe organeve gjenitale.

Ai ndodhet i shtruar në spitalin Asklipieion në Voula, ku po merr trajtim mjekësor.

Në gjendje më të rëndë paraqitet ish-partnerja e autorit, e cila është plagosur në shpinë, mushkëri dhe gjymtyrët e sipërme. Fillimisht ajo u dërgua në të njëjtin spital me shqiptarin, por më pas u transferua në Evangelismos.

Në momentin e sulmit, në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit, 2 vjeç e gjysmë dhe 1 vjeç e gjysmë. Sipas raportimeve, ata u zgjuan nga përleshja dhe, të frikësuar, dolën nga banesa pas ngjarjes.

32-vjeçari rumun u dorëzua vetë në polici dhe u arrestua për tentativë vrasjeje.

Sipas autoriteteve greke, ndaj tij ishin depozituar pesë kallëzime nga ish-partnerja që prej nëntorit 2025, për dhunë në familje, kërcënime dhe shkelje të të dhënave personale. Gruas i ishte vendosur edhe pajisja e emergjencës “panic button”.

Ndërkohë, më 3 shtator 2026, rreth një muaj para sulmit, i dyshuari ishte arrestuar për kërcënim në kuadër të dhunës në familje dhe shkelje të ligjit për armët. Gjatë kontrollit, policia i kishte gjetur një mjet prerës 22 centimetra të gjatë dhe një shufër.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.