Policia Rrugore e Korçës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur pajisje inteligjente për monitorimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve.
Vetëm gjatë një jave janë vendosur 1,074 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Në fokus kanë qenë parakalimet e gabuara, ndalimet e parregullta, mosrespektimi i këmbësorëve, përdorimi i celularit, mungesa e rripit dhe kaskës, si dhe drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit.
Nga totali:
- 257 masa për parakalime të gabuara;
- 233 për ndalim të gabuar;
- 97 për mosrespektimin e këmbësorëve;
- 74 për mungesë të kaskës;
- 61 për mungesë të rripit të sigurimit;
- 25 për përdorim të celularit;
- 4 për drejtim në gjendje të dehur;
- 317 për shkelje të tjera.
Policia Rrugore njofton se kontrollet do të vijojnë në akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut të Korçës.
