Rrugë më të ngushta, trafik më i rënduar/ Problemi që po rëndon Korçën çdo ditë(Video)

Trafiku në qytetin e Korçës vijon të jetë një problem i përditshëm për drejtuesit e automjeteve, ndërsa një prej çështjeve që po ngre diskutime është ngushtimi i hapësirave të lëvizjes në disa prej rrugëve të qytetit.

Në oraret e ngarkuara, veçanërisht në mesdite e në mbremje qarkullimi bëhet më i vështirë dhe krijohen radhë automjetesh në disa akse.

Ngushtimi i rrugëve, parkimet në anë të tyre dhe shtimi i numrit të automjeteve duket se po e bëjnë qarkullimin gjithnjë e më të vështirë.

Për qytetarët, problemi nuk lidhet vetëm me vonesat, por edhe me vështirësinë për të lëvizur lirshëm brenda qytetit.

Pyetja që mbetet është: a po merren masa të mjaftueshme për të përballuar trafikun në rritje në Korçë, apo rrugët po bëhen gjithnjë e më të ngushta për numrin e automjeteve që qarkullojnë çdo ditë?

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.