Vajzat e mitura telefonojnë Policinë, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative lidhur me dyshimet për përndjekje dhe kryerje të veprimeve të turpshme ndaj disa vajzave të mitura.

Sipas të dhënave paraprake, të miturat dyshohet se janë vëzhguar dhe ndjekur në mënyrë të përsëritur.

Mësohet se kanë qenë vetë vajzat ato që kanë telefonuar në sallën operative të Policisë, duke vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Fierit.

Pas verifikimeve në terren, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndaj Xhaferit dyshohet se është konsumuar vepra penale e parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I dyshuari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.