P. Diddy Shqiptar?”/ Deklarata e Ronela Hajatit e vitit 2024 bëhet sërish virale

Në ditët e fundit, rrjetet sociale janë përfshirë në diskutime lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e materialeve intime që kanë përfshirë një kompozitor të njohur. Në këtë klimë, një deklaratë e bërë nga këngëtarja Ronela Hajati rreth dy vite më parë është rikthyer në vëmendjen e publikut.

Në vitin 2024, Hajati kishte publikuar në Instagram Story një reagim ku fliste për disa persona në industrinë shqiptare, duke ngritur paralelizma me figurën e Sean “Diddy” Combs, një prej emrave më të njohur të industrisë ndërkombëtare të muzikës.

Në atë kohë, deklarata nuk mori të njëjtin vëmendim publik që po merr sot. Megjithatë, pas zhvillimeve të ditëve të fundit dhe qarkullimit të materialeve intime në rrjet, postimi i vjetër është rikthyer në diskutimet e përdoruesve të mediave sociale.

Rikthimi i deklaratës ka nxitur pyetje dhe spekulime nga ndjekësit, të cilët janë përpjekur të kuptojnë se cilave situata apo personave mund t’u jetë referuar këngëtarja në vitin 2024.t.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.