Videot që tronditën rrjetin/ Dëshmia në polici: “Kompozitori nuk i ka shpërndarë”, del në skenë një tjetër dyshim…

Vijojnë hetimet lidhur me publikimin dhe shpërndarjen online të materialeve intime të regjistruara në ambientet private të banesës së kompozitorit Adrian Hila. Denoncimi i parë është bërë nga këngëtarja nga Kosova, Egzona Ademi, e cila, sipas informacionit të publikuar, ka dhënë dëshminë e saj për rrethanat e ngjarjes dhe ka identifikuar personin që dyshon se ka shpërndarë materialet.

Sipas deklarimeve të saj, Ademi ka përjashtuar Adrian Hilën nga dyshimet për publikimin e pamjeve dhe ka përmendur një person që, sipas saj, ka qenë ndër të parët që i ka publikuar ato në portale.

Kompozitori ka deklaruar se materialet e regjistruara në ambientet private janë siguruar në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, sistemi i kamerave të sigurisë në banesë është hakeruar.

Hila po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të “ndërhyrjes së padrejtë në jetën private”. Përgjegjësia penale do të përcaktohet nga organet e drejtësisë në përfundim të procedurave përkatëse.

Hetimi pritet të përqendrohet te mënyra se si janë siguruar materialet nga sistemi i kamerave, si dhe te personat që dyshohet se i kanë shpërndarë ato online.

Ndërkohë, shpërndarja e mëtejshme e materialeve intime të personave të identifikueshëm mund të përbëjë cenim të mëtejshëm të privatësisë së tyre, ndaj autoritetet po verifikojnë edhe mënyrën e qarkullimit të pamjeve në internet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.