Një qytetar ka bërë publike disa mesazhe që, sipas tij, janë shkëmbyer me deputetin socialist Erion Braçe. Në komunikimin e publikuar prej tij, qytetari pretendon se mes palëve ka pasur një debat të ashpër dhe tone të tensionuara.
Në një prej mesazheve të bëra publike, qytetari i drejtohet Braçes me shprehjen: “Dëgjo, pis rruge!”, duke e akuzuar atë për qëndrime dhe veprime me të cilat nuk është dakord.
Publikimi i bisedës ka tërhequr vëmendje, veçanërisht për shkak të gjuhës së përdorur dhe mënyrës së drejtpërdrejtë me të cilën qytetari i është drejtuar deputetit.
Përtej përplasjes verbale, qytetari ka shpjeguar edhe arsyet që, sipas tij, e kanë çuar në këtë reagim. Ai pretendon se biznesi i tij në Krujë është dëmtuar dhe se prej kohësh ka bërë disa denoncime pranë institucioneve, por sipas tij nuk është ndërmarrë një hetim për çështjen.
