TENSIONE NË KORÇË! Ndërhyn policia, shoqërohen të rinjtë – reagimi i qytetarëve LIVE 🇦🇱

Protesta e të rinjve në Korçë është shoqëruar me momente tensioni, pasi policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa prej të rinjve të pranishëm në protestë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime mes qytetarëve të ndodhur në vendngjarje, të cilët kanë ndjekur nga afër ndërhyrjen e forcave të policisë.

Ndërsa të rinjtë kanë dalë për të protestuar, ndërhyrja e policisë ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohet situata. Qytetarët kanë reaguar në moment, ndërsa tensioni është pasqyruar edhe në pamjet e filmuara nga vendngjarja ku shprehen te habitur ndersa flitet per frike politike dhe urdhra nga lart…

A po ruhet e drejta për protestë dhe shprehje të lirë? Mënyra se si u zhvillua ndërhyrja dhe arsyet e shoqërimit të të rinjve mbeten elemente që duhen sqaruar nga autoritetet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.