Një moment tensioni është shënuar gjatë l protestet ne Korçe ku avokati nga Korça ka reaguar ashpër ndaj efektivëve të policisë, duke u kërkuar të mos pengojnë të rinjtë që po protestojnë.
“Janë fëmijët tuaj! Lërini të protestojnë këtu, çfarë po bëni?”, mësohet të ketë thënë avokati, duke iu drejtuar efektivëve të pranishëm në vendngjarje.
Reagimi i tij erdhi në një moment kur situata mes protestuesve dhe policisë është shoqëruar me tensione, ndërsa avokati ka kërkuar që të rinjve t’u lejohet të shprehin lirshëm pakënaqësitë e tyre ndaj sistemit.
