“Paguajmë taksat, por pastrimi dhe gjelbërimi flenë gjumë!”/ Revolta e banorëve në Korçë: Gjethet prej 3 ditësh para dyerve, askush nuk ndërhyn!

Banorët e Korçës shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e pastrimit të gjetheve të rëna në rrugë. Sipas qytetarëve, gjethet janë grumbulluar prej ditësh dhe nuk po pastrohen, duke krijuar papastërti dhe vështirësi në hapësirat publike.

Qytetarët ngrenë gjithashtu shqetësimin se, ndërkohë që paguajnë taksa, madje shumë të larta, sipas tyre, krahasuar me Bashkitë e tjera, shërbimi i pastrimit dhe gjelbërimit duket sikur fle gjumë.

Ndërkohë, banorët kërkojnë ndërhyrje për pastrimin e maleve të plehrave që, sipas tyre, po afrohen gjithnjë e më shumë drejt banesave.

Një qytetare ironizon situatën duke u shprehur:

“Postojini pak këto malet e Raqkës, se po na futen brenda në banesa! Kam 3 ditë që i kam para derës…”

Deri kur qytetarët duhet të presin për një qytet të pastër dhe për zgjidhjen e problemeve që i shqetësojnë çdo ditë?

One thought on ““Paguajmë taksat, por pastrimi dhe gjelbërimi flenë gjumë!”/ Revolta e banorëve në Korçë: Gjethet prej 3 ditësh para dyerve, askush nuk ndërhyn!”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.