Pogradec/ Kamionçina përplaset me barrierat dhe përmbyset

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht, ku një kamionçinë ka dalë nga rruga pas humbjes së kontrollit nga drejtuesi, duke u përplasur me mbrojtëset anësore dhe më pas është përmbysur.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë vetë nga mjeti dhe nuk ka pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në një segment rrugor të njohur si “njollë e zezë”, ku ndër vite janë shënuar disa aksidente, përfshirë edhe raste me pasoja të rënda.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të mjetit, e kombinuar me lagështirën në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Pavarësisht përmbysjes së automjetit, ngjarja u mbyll pa persona të lënduar, ndërsa kamionçina pësoi dëme të konsiderueshme materiale.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.