Ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut do të zhvillohet të premten, më 27 nëntor 2026, në orën 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Fillimisht, takimi ishte programuar të luhej më 28 nëntor, por Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ta zhvendosë me një ditë më herët, pas kërkesës së Policisë së Shtetit.
Vendimi është marrë për arsye sigurie, në kuadër të protestës kombëtare që pritet të mbahet më 28 nëntor.
Njoftimi i FSHF-së
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF njofton se ndeshja Tirana – Skënderbeu, e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar më 28 nëntor 2026, në orën 13:30, do të luhet një ditë më herët.
Pas kërkesës së Policisë së Shtetit dhe për arsye sigurie, takimi është spostuar për të premten, më 27 nëntor 2026, në orën 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tiranë.
