Category Archives: ShOWBIZ

“Babi ja dola”/ Ronaldo Sharka merr drejtimin e programit të njohur në Tch…

Ronaldo Sharka, moderatori i njohur i cili u bë shumë i dashur për publikun pas hyrjes në Big Brother Vip, tani do te jetë pjesë e një projekti të ri. Ashtu siç ka bërë vetë me dije Sharka, moderatorin tani do ta shohim në Top Channel. Këtë sukes ai ia dedikon babit të ndjerë, i cili ndërroi jetë vetëm disa javë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante.

Babi, ja dola. Jam i lumtur t’ju them se tashmë jam zyrtarisht pjesë e @topchannelalbania. Duke nisur nga kjo e diel, në @ediell_topchannel, nisim “Mos i bjer me Top” ku besojmë se do të afeksionoheni pas këtij programi, kemi aq shumë gjëra sa që për efekt të syrit të keq, po ju zbulojmë vetëm kaq”, shkruan Ronaldo

Jam daja i Luizit”/ Gjergj Luca zotohet për dasmën madhështore të ‘nipit’ me Kiarën…

Mospërfshirja e personazheve të njohur në historitë e krijuara brenda Big Brother VIP, ka qenë thuajse e pamundur. Politikanë, gazetarë, biznesmenë dhe analistë nuk kanë ‘shpëtuar’ dot pa dhënë përgjigjie mbi personazhin më të famshëm të momentit ‘Luizin’. Së fundmi ka qenë biznesmeni, Gjergj Luca i cili përmes një videoje, publikisht i ka premtuar Kiarës dhe Luizit se sapo këngëtari shkodran të dalë nga shtëpia më e famshme, më 7 maj, do t’u organizojë të dyve një dasmë madhështore.

Luca tha se si daja e Luizit, do të jetë organizatori i kësaj dasme duke e siguruar moderatoren se do të jetë dasma më madhështore dhe më e bukur që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.

“Përshëndetje Kiara. Përshëndetja nga këtu, Pallati i Brigadave. Për Zotin dëgjo, se je edhe nga gjysma e zemrës time, nga Përmeti. Ai zotëria jot dhe nipi im Luizi kur të dalë më datën 6 se nuk na dëgjon tani, ne, unë edhe ti do i bëjmë një suprizë. Dasmën tuaj do ta bëjmë këtu në këtë vend dhe do të bëjmë dasmën më të bukur që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në Fish City, në qytetin e Dashurisë, në qytetin e shpresës, ëndrrave”, thotë Gjergj Luca në video.

Xhensila Myrtezaj :”Bashkë me Besin ….Luizin e presim për një bashkëpunim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së fundmi një intervistë për “E diell”. Mes shumë gjërash, ajo është pyetur nga moderatoret Beniada Nishani dhe Argjira Spanca për Luiz Ejllin. Artistja thotë se së bashku me partnerin e saj, Bes Kallakun, janë në mbështetje të banorit me te ndjekur te ketij edicioni të Big Brother VIP Albania i cili dhe ka marr edhe zemrat e te famshmeve shqiptar.

“Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur”, u shpreh ajo.

Me tej, 29-vjeçarja theksoi se artisti shkodran do të ketë shumë oferta nga kolegët e tjerë . Ai tashmë po qëndron prej më shumë se 90 ditësh në shtëpi dhe po pëlqehet në masë të madhe nga publiku. Ku mund të thuhet se ka marrë gjithë vëmendjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

“Qyq…a mqafsh…”/Klea në Dubai pa Elgitin – Ja reagimi i tij i parë….

Klea Huta, një nga këngëtaret e njohura dhe sipërmarrëse ka vendosur të kalojë disa ditë pushimesh në Dubai, së bashku me djalin e saj Krid, motrën dhe shoqen e saj. Ajo ka publikuar disa foto dhe video në Instagramin të saj që tregojnë pamjet mahnitëse të Dubait. Në postimin të saj tepër seksi, Klea shkruan: “Qyq…a mqafsh…”.

Nuk ka munguar komenti nga bashkëshorti i saj Elgit Doda, duke perdorur simbole dashurie për të shprehur admirimin qe ka për të. Klea më pas ka reaguar duke treguar që i mungon

“Miss you Daddy”

Mund të themi që Klea dhe Elgit cilesohen si një çift shumë i dashur për publikun, duke marr parasysh komentet pozitive të shumta ne postimet e tyre në Instagram.

Sharmante dhe shpërthyese, Luana publikon fragmente nga kënga me e re(Video)

Me videon e publikuar në Instagram nga moderatorja Luana Vjollca ajo zbulon një pjesë tekst nga kënga më e re ,teksa magjeps me fizikun joshës…. dhe plot sharm. Kënga duket mjaft ritmike dhe është bashkëpunim me këngëtarin Bardhi, ku ky i fundit në koment ka bërë publike dhe datën e lançimit

e cila do të jetë në 30 mars.

“Ku je bre” /Majk dhe Young lançojnë super hitin….dhe i venë flakën rrjetit(Video)

Donald Najtellari, ndryshe i njohur si Young Zerka….Artisti Korçar ka sjelle një projekt të ri muzikor ne bashkepunim me Majk .Kënga e tyre e re quhet “Ku je bre” dhe pritet të jetë një nga hitet më të mëdha të verës 2023 .Nga titulli i këngës, eshte tipik dialekt Korçar ndersa supozohet qe flitet për historinë e një dashurie të pashpresë. Hiti u lancua, vetem pak ore me pare ,rreth ores 20:00 .

Padiskutim edhe ky do jetë një nga projektet on top këtë sezon dhe jo vetëm….

Jonida Maliqi feston ditëlindjen, s’do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja(Foto)

Ajo është një nga artistet shqiptare që i ka rezistuar kohës (dhe me shumë mundësi) do vazhdojë të jetë për shumë gjatë në showbizin shqiptar. Fjala eshte për Jonida Maliqin e cila feston sot ditëlindjen e saj, por në të njëjtën kohë ka edhe një dhuratë për fansat e saj besnikë. ”Faleminderit për dashurinë që më keni dhuruar ndër vite”, shkruan Jonida në Instagram duke publikuar kështu këngën e saj më të re “Do apo nuk do”.

Në të dyja projektet e saj të fundit muzikore Jonida ka zgjedhur të vijë ndryshe duke publikuar këngë që nuk ngjajnë aspak me njëra-tjetrën, por që janë tejet ritmike.

Sa i përket ditës së saj të lindjes artistja ka vendosur ta festojë atë në Vlorë me disa prej miqve të saj më të ngushtë , ndersa kengetarja fiku dje plot 40 qirinj.

A do futet Ami në ‘Big Brother’? Ja përgjigja befasuese e moderatores(Video)

“Big Brother VIP” është kthyer në kryefjalë kohët e fundit dhe një pyetje nëse do të bëhej pjesë e këtij formati, i është drejtuar edhe Amarda Toskës.“Do hyje ndonjëherë në Big Brother?”, u pyet Ami në një intervistë për Amis Beauty. “Për momentin them jo absolutisht, por kam kuptuar që me kalimin e kohës edhe pse pyetja është e njëjtë

por përgjigjet ndryshojnë ,kështu ku i dihet”, u përgjigj ajo.

“Jena mbretër”, Noizy në mbështetje të Luizit, publikon videon….

Luiz Ejlli është emri më i komentuar për momentin që pas hyrjes së tij në “Big Brother Vip.” Këngëtari nga Shkodra ka arritur të fitojë zemrat e mijëra shqiptarëve.Gjithashtu mjaft VIP-a kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre kundrejt Luizit.

Së fundmi, reperi i njohur Noizy duke performuar në skenë këngën e tij të re “Jena mbretër 2”, që pritet të lansojë së shpejti, ka publikuar edhe një video të Ejllit brenda shtëpisë duke kërcyer. Në këtë mënyë duket se reperi ka shprehur mbështetjen e tij për Luizin. Kujtojmë se mbrëmjen e sotme Luizi, Armaldo dhe Kristi janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

https://www.instagram.com/p/Cp8SIXnIZqS/?utm_source=ig_web_copy_link

Tolgahan: “Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e Almedës është përkeqësuar…

Aktori i njohur turk Tolgahan ka folur në lidhje me problemet që tërmeti në Turqi i kishte shkaktuar bashkëshortes së tij, Almeda Abazit, ku tha se gjendja e saj psikologjike është përkeqësuar. Aktori tha se javën e parë të Ramazanit do të shkojë në zonat e prekura nga tërmeti. Tolgahan është pyetur nëse kanë marrë ndonjë masë paraprake për tërmetin.

“Edhe nëse shpëtoj familjen time, veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua. Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e gruas sime Almeda është përkeqësuar. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë afër saj.” Mëngjesin e 6 shkurtit Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrues, i cili u pasua nga disa goditje të tjera të njëpasnjëshme.

‘Zoti është i madh’/ Stresi reagon për herë të parë pas fitores së “BBVK”: “Fitore e madhe…

Stresi u zgjodh fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova ku fitoi plot 160 mijë euro. Së fundmi ai ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia dhe pas fitores në këtë ‘reality show’. Nëpërmjet një “live” në rrjetet sociale, Stresi ka falenderuar të gjithë për mbështetjen ndërsa ka shtuar se nuk ka qenë një eksperiencë e lehtë.

“Ju falënderoj shumë të gjithëve që më keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe dhe një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon vetëm njëherë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty. Nuk ka qenë ndonjë strategji, por ka qenë realiteti pavarësisht që aty është një lojë dhe duhet të futesh në role, por nuk kam ditur ta bëj atë punë. Më së miri di të bëj vetveten time, pavarësisht se njerëzit kanë dyshuar tek unë dhe janë munduar me çdolloj arme të më mposhtin, por nuk është problem. Zoti është i madh, unë kam thënë që prej ditës së parë që kam hy në Big Brother VIP Kosova që unë kështu jam. Ju thashë të gjithë kundërshtarëve të mi që do t’ju përcjellë. E vërteta doli, kështu që ju përshëndes shumë”, përfundoi Stresi.

https://www.instagram.com/reel/Cp8icuDjS2y/?igshid=MGU3ZTQzNzY=

Stresi surprizohet edhe nga Noizy, ja urimi që i bënte para fitores(Video)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi është surprizuar gjatë natës së sotme finale të këtij formati televiziv. Atij i është shfaqur një video mesazh nga rep artisti i famshëm, Noizy, teksa ky i fundit ka thënë t’i ketë dhuruar mbështetjen e tij që prej hyrjes së Stresit në BBVK.

Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku i ka uruar Stresit fitoren në këtë edicion të parë të BBVK-së.

Stresi fitues i Big Brother VIP Kosova 1(Video)

Arkimed Lushaj – Stresi është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova1 .Reperi nga Shqipëria, i cili ka qëndruar për 103 ditë në shtëpinë e famshme, ka fituar edicionin e parë të këtij ‘reality show’. Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.

Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist. Dy finalistët e fundit, Vedati dhe Stresi, u shprehën të lumtur për pjesëmarrjen në një spektakël të tillë dhe për eksperiencën që kaluan brenda.

Flor Mumajesi surprizon Efin për ditëlindje, i dedikoi këngë….

Efi ka festuar mbrëmë 28-vjetorin me një super festë mes miqsh dhe njerëzish të dashur për të. Ish-banorja e Big Brother VIP shkëlqente e veshur me një fustan të zi me pjesën e poshtme ngjyrë ari. Por pjesa më kulminante e mbrëmjes ishte kur Efit i kishin dedikuar një këngë. Më saktë një ripunim i këngës së Flori Mumajesit, këngë të cilën Efi e pëlqen shumë. Flori bashkë me miqtë e Efit kanë bashkëpunuar për t’i sjellë asaj një version unik të këngës.

“Kjo ishte dhurata me e bukur per mua. Faleminderit shume Flori Mumajesi. Skam fjalë, lotët folën”, shkruan Efi.

Besa Kokëdhima i dërgon mesazh Luizit: “”Je fenomen”…të pres që të këndojmë bashkë….

Këngëtarja e mirënjohur e skenës, Besa Kokëdhima ka treguar se në ”Big Brother Albania Vip 2”, të preferuar ajo ka Luizin. Këtë e ka treguar edhe sot përmes një mesazhi të gjatë dërguar përmes ”Big Love”. Ajo e cilëson fenomen Luizin dhe që e pret që të këndojnë bashkë, kur ai të dalë nga ky format.

”Urime Luiz! Të përshëndes të falënderoj për vlerësimet, më kanë mbërritur në vesh. Je një fenomen, çdokujt i duhet një ”Luiz” në rrethin shoqëror. Je artist në talent e në shpirt. Kurdo që të dalësh, të pres të takohemi e këndojmë. Urime dhe Kiarës princeshës, vajzës së mençur e të matur. Urime dhe Olta luftarake, Kristi fisniku, Armaldo paqësori, Visi shpirtmiri, Kejsi yllli, Dea feministja, Jori bohemja, Nita seriozja dhe banorët e rinj”,-është mesazhi i Besës.