Category Archives: ShOWBIZ

Edhe pse 55 vjeç, befason Monika Lubonja :”Do pranoja të luaja në një film për të rritur…

Aktorja e njohur Monika Lubonja, e cila u bë akoma më shumë e ndjekur pas eksperiencës në “Big Brother Vip”, ka dhënë një intervistë për “After Party”, në të cilën i është përgjigjur disa pyetjeve me “spec”. E pyetur nëse do të zgjidhte midis një roli erotik, apo të mbyllte karrierën, Lubonja deklaroi se karrierës nuk i jep fund, ndaj do të zgjidhte personazhin erotik…

Po do ta bëjmë edhe filmin erotik po erdhi, e pranojmë. Karrierën jo”, tha ajo.

‘Jena mbretër’/Luizi me Noizy takohen më në fund dhe “djegin” skenën…

Mbrëmë u zhvillua After Party i “Big Brother VIP”, ku përpos ish-banorëve, opinionistëve dhe produksionit, ishin të ftuar dhe shumë personazhe të njohur të ekranit. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet se Luizi është takuar me Noizyn. Jo vetëm pak. Dyshja përqafohen të buzëqeshur me njëri-tjetrin. Më pas të dy janë ngjitur në skenë dhe kanë dhuruar emocione të mëdha për fansat.

Më pas Noizy skenën ia la Luizit, i cili këndoi këngën e dedikuar Kiarës, ndërsa pranë tij ishte dhe vetë moderatorja.

https://twitter.com/korcablog1/status/1655480476948209664?s=46

https://twitter.com/korcablog1/status/1655483702200221698?s=46

https://twitter.com/korcablog1/status/1655482816203726849?s=46

Ledina Çelo “mahnit” fansat me vallëzimin provokues(Video)

Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo është duke shijuar disa ditë pushime në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo ka zgjedhur Dubain, si një nga destinacionet më luksoze dhe të frekuentuara në lindjen e mesme. Ledina publikoi një video, ku shfaqej në ballkonin e hotelit teksa bënte një vallëzim provokues, ndërsa mbante veshur një body që i nxirrte në pah linjat tepër tërheqëse.

Në videon e publikuar nga këngëtarja nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta, por as kriktikat nga ndjekësit.

https://www.instagram.com/reel/CrocwDQr8pi/?igshid=MzA0OGM2MjU4Zg==

‘Zeshkane moj’ ,Maestro publikon këngën e re(Video)

Ish-banori i Big Brother Vip, Armaldo Kllogjeri ka publikuar në Youtube këngën e tij më të re, me titullin “Zeshkane moj”, një këngë me nota të muzikës popullore shqiptare. Me hyrjen e tij në Big Brother Vip, artisti, Armaldo Kllogjeri u bë më i njohur për publikun shqiptar.

Humor, batutat dhe debatet me Luizin dhe banorë të tjerë e bënë atë një nga banorët më të preferuar për publikun.

Ledina Çelo mahnit fansat me pozat hot nga Dubai….

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi. Ajo ka zgjedhur të kalojë një javë jo-produktive në një nga destinacionet më luksoze në botë. Në disa imazhe të fundit që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, është shfaqur në formë mjaft të mirë nga pushimet.

Ajo shihet në bikini, teksa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit, të cilat duket se vijnë si rezultat i një jete të shëndetshëm dhe festive. Më ke munguar diell”, shkroi Ledina në mbishkrimin e disa prej fotografive të publikuara në Instagram së fundmi.

https://www.instagram.com/reel/CrZB4J7Nfcq/?igshid=MzA0OGM2MjU4Zg==

Vipat Shqiptarë e djegin për 30-vjetorin e Xhensila Myrtezaj(Video)

Xhensila Myrtezaj, këngëtarja e suksesshme festoi ditëlindjen e saj të 30-të me një festë te madhe, të mbushur me miqtë e saj të zemrës. Më poshtë zbulohen videot e tyre dhe pamje nga festa luksoze e Xhensilës.

Gjithcka duket e kuruar deri në detaje!

Prej disa vitesh është shkëputur nga muzika, Çiljeta Xhilaga zbulon profesionin e ri….

Çiljeta Xhilaga është shkëputur prej disa vitesh nga karriera si këngëtare. Dhe tani ajo është fokusuar në një tjetër profesion, shumë larg muzikës. Në një postim në Instagram, artistja shqiptare ka zbuluar se është rikthyer sërish në bankat e universitetit.

Ajo po studion për “Kriminologji” në Universiten e Drejtësisë. Çiljeta Xhilaga publikoi një foto nga bankat e universitetit teksa ndjek leksionet. ”Kriminologji”, shkruan ajo, duke treguar profesionin e ri ku po fokusohet.

Robert Aliaj: “Po të isha unë në Big Brother do kishin dal të gjithë jashtë, do bëja dhe l…

Në rubrikën “Trotuar”, ka qenë në një lidhje direkte Robert Aliaj i cili është pyetur se si e sheh Kristin brenda shtëpisë së Big Brother. Ai tregon se Kristi nuk është perfekt dhe nëse ai do kishte ndjekur shembull e Robertit do i kishte nxjerrë të gjithë jashtë.

Robert Aliaj tha: Kristi më social të bëhej në disa momente, sigurisht e shoh dhe unë Kristin jo perfekt. Kristi ndoshta duket perfekt aty për arsye se aty brenda ka një klimë shumë agresive dhe jo perfekte. Kristi është djalë i edukuar një njeri që nuk të fyen, i ka këto gjëra Kristi.

Ai po të kishte ndjekur modelin tim, do kishin dalë të gjithë jashtë aty. Me aq sa kam parë kanë bërë shumë gabime. Luizi e filloi me shumë gabime, e filloi shumë keq, unë po të isha aty do ishte bërë nami.

Irini Qirjako rrëfen tmerrin e 1997 kur tre djem donin t’a rrëmbenin në sy të burrit të saj…

Nuk janë të pakta rastet kur figurat e ndryshme publike, sidomos artistët të vihen në situata të sikletshme nga fansat e tyre, shpesh edhe deri në çmenduri. I tillë ka qenë edhe rasti me këngëtaren e mirënjohur, Irini Qirjako e cila na rrëfen per “Ora News” një moment aspak të këndshëm të vitit 1997.

Irini Qirjako: Më erdhën 3 çuna si duket sa ishin liruar nga burgu apo nuk e di, njëri ishte me faqe të djegur, por dukeshin o Zot qëkur i shikoje dhe njëri ma bëri me shenjë “hajde këtu, hajde këtu”, “Ti do të vish me neve” më thonin mua. Unë isha me burrin dhe me shokun e tij tek kafja dhe pastaj u tmerrova.

Dajana Shabani: Si? Të thonin në sy të burrit hajde këtu?

Irini Qirjako: Po po…ma bënin me shenjë hajde këtu dhe rrinin me duar në bel…1997 ka qenë një tmerr. Shoku i burrit e kishte makinën aty afër, më çuan në aeroport dhe ika direkt për Greqi tek njerëzit e mi.

Ndahet nga jeta regjisori Kristaq Mitro: “Krijoi ‘Liri a vdekje, ‘Dimri i fundit’, ‘Apasionata’ etj

Kristaq Mitro, regjisor i disa prej filmave më të arrira të kinematografisë shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit Mitro e ka dhënë aktori Mevlan Shanaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pa kontestuara ! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve!”, shkruan aktori Mevlan Shanaj.

Emrin e regjisorit Kristaq Mitro e mbajnë prodhime të suksesshme të kinematografisë shqiptare si filmat “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Apasionata” etj. Ndërkohë që në vitin vitin 1990 solli filmin artistik “Një vajzë dhe një djalë”.

Kristaq Mitro, i lindur më 1 dhjetor 1945, ishte edhe profesor në Universitetin e Arteve. Ai lindi në Vlorë në 1 dhjetor. Mitro ishte nderuar me titullin Artist i Merituar dhe njihej si një njeri i nderuar gjithashtu një regjisor i zoti që gjithmonë ka përfaqësuar Shqipërinë në arena të ndryshme botërore. Ai ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptare.

Dedikimi i pazakontë i Elvana Gjatës: “Ti kurrë nuk ke dasht”….

Këtë mëngjes Elvana Gjata ka ndarë në story-n e saj në Instagram një status jo të zakonshëm të themi për të. “Kam luftuar për ty, por ti kurrë nuk ke dasht”, shkruan Elvana në Instastory, duke ngjallur dyshime të mëdha. Mendimi i parë në lidhje me këtë shkrim sigurisht është ndonjë dedikim romantik, por shumë gjasa ka që të jetë edhe ndonjë pjesë e shkëputur nga ndonjë projekt i saj i rradhës.

Nga ana tjetër sa i përket jetës private, Elvana ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe një dedikim i tillë, kaq hapur nuk është në “stilin e saj”.

Kujtojmë që kënga e fundit e sjellë nga Elvana Gjata është “Luj Luj” në bashkëpunim me Dhurata Dorën si pjesë e albumit të kësaj të fundit të titulluar thjesht “Dhurata”. Ndonëse është bërë e ditur edhe se këngëtarja do të vijë me një tjetër bashkëpunim këtë herë me Noizy-n, sërish si pjesë e albumit të tij “Alpha” që do të publikohet më 7 prill.

Soni Malaj ngre temperaturat /Mahnit fansat me pozat hot të papublikuara më parë…

Kengëtarja seksi Soni Malaj gjithmonë ndez rrejtin me çdo dalje të saj publike në skenë apo edhe me çdo postim në instagramin e saj. Soni kujdeset shumë për paraqitjen e saj të jashtme por më së shumti kujdeset për trupin e saj, të cilin e ka në formë më shumë se perfekte.

Së fundmi Soni ka qënë duke punuar një foto sesion me një kostum në ngjyrë pink. Është bërë një video publike nga fansat e saj kur foto sesionet akoma nuk janë bërë publike nga Soni.

Fëmijët e pyesin për c*cat live në emision/ Ja si reagon Alketa Vejsiu me pyetjen e sikletshme….

Një moment i sikletshëm i ka ndodhur Alketa Vejsiut në momentin që po drejtonte emisionin “Në kurthin e Piter Pan” kur 2 nga bukuroshet e vogla i drejtohen Alketës me një pyetje shumë të drejtpërdrejtë.“ A kanë pirë ndonjëherë bebet e tua tek cica jote? Kjo pyetje e ka vënë shumë në siklet Alketës por i është përgjigjur gjithsesi vajzave.“

Me lot, pyetjet që asnjë gazetar nuk i bën dot kaq original” është shprehur Alketa në postimin e videos nga momenti.

E cilësuar si tifozja më seksi e Botërorit/ Kroatja shfaqet në mbështetje të boksieri Amerikan

Pasi Floyd Mayweather Jr u argëtua në dyluftimin e tij kundër ish-luftëtarit të arteve marciale Aaron Chalmers, i cili zgjati 8 raunde në arenën O2 në Londër, Ivana Knoll tregoi veshjen sensuale me të cilën mbështeti boksierin amerikan. Mayweather, 46 vjeç, bëri paraqitjen e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk tregoi shenja të ngadalësimit, pavarësisht moshës së tij.

Paratë e tejkalonin yllin e Geordie Shore në çdo raund, ku shfaqi disa lëvizje që mahnitën fansat e pranishëm në event.

Ish-boksieri ishte i qetë gjatë 8 raundeve të planifikuara të meçit, i cili zyrtarisht përfundoi pa fitore për shkak se nuk ishte një ngjarje konkurruese. Mayweather përdori goditjen tradicionale që lartësonte legjendën e tij për të mbajtur distancën nga Chalmers, një lëvizje që kënaqi modelen, e njohur më mirë si fansja më e bukur e Botërorit “Katar 2022”.

Natën e së enjtes, më 23 shkurt, Floyd Mayweather organizoi me stil ditëlindjen e tij në një nga restorantet më ekskluzive në Londër. Ndonëse boksieri amerikan ka lindur më 24 shkurt, ai nuk ka dashur të presë më dhe ka përfituar nga mesnata e së enjtes për të nisur festimet luksoze.

Ivana Knoll, 30 vjeçe, e njohur për veshjet provokuese në “Katar 2022”, mori pjesë në festën e ditëlindjes së 46-të të boksierit amerikan.Me një fustan të zi të guximshëm që i linte pak vend imagjinatës, bukuroshja kroate u përball me temperaturat e ulëta të Londrës për të marrë pjesë në festën e boksierit.

Hot/ Enca i ve flakën rrjetit ,pozon nga Dubai dhe nuk le askënd indiferent(Video)

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia, është rikthyer në shtëpinë e saj të dytë, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mesa duket ajo po shijon diellin në Dubai teksa është shfaqur tejet provokuese.

“Përshëndetje Dubai. Jam kthyer në shtëpinë time të dytë, jam shumë e lumtur”, ka thënë këngëtarja në videon e postuar në Instastory. Theksojmë se këngëtarja është shigjetuar dhe kritikuar për jetën e saj luksoze në Dubai.