Skënderbeu ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt pjesëmarrjes në “Final Four” teksa ka mundur skuadrën kryesuese të Superiores, Egnatian, e cila është shumë larg asaj skuadre që kishte mahnitur në dy fazat e para. Të dy golat e kësaj sfide u shënuan nga Franklin Ahanonu. Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 40 pikëve, duke qëndruar disi i qetë në “Final Four”,
ndryshe nga Egnatia që mbetet me 51 pikë, 2 më shumë se Vllaznia që do të luajë nesër përballë Kukësit.
SKËNDERBEU-EGNATIA 2-0 20′, 39′ Franklin
90’+1’ Aleksi gabon penalltinë duke dërguar sferën mbi traversë. (VIDEO)
89’-90’+1’ Gjyqtari Hamiti sinjalizohet për një prekje topi me dorë në zonë nga Dumfur dhe pasi sheh vetë pamjet me VAR, akordon penallti për miqtë. (VIDEO)
39’ GOOOL SKËNDERBEU! Pas një tjetër këndoreje të vendasve, është përsëri Franklin ai i cili çon sferën në rrjetë. (VIDEO)
20’ GOOOL SKËNDERBEU! Pas një goditje nga këndi, topi mbetet në zonë ku Franklin gjuan me forcë për të mposhtur Sherrin. (VIDEO)
Skënderbeu është konsideruar si nje nder ekipet më te mirë në historinë e futbollit shqiptar sa i takon paraqitjes në Europë….Dy herë në grupet e Europa League dhe 4 ture të kaluar, si asnjë ekip tjetër shqiptar. Kujtojme qe një sukses tjetër historik, ishte vendi i 47të në renditjen e shpallur së fundi IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historisë së Statistikave në Futboll).
Për më tepër, Skënderbeu linte pas klube me shumë emër si Lacio, Borusia Dortmund, Ludogorets, Korinthias, Ajaks, Shalke, Vilareal, apo edhe Porto, Atalanta etj.
Sot janë luajtur tetë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për fazën e 1/16-ve. Nuk ka shumë surpriza, teksa më tej kaluan skuadrat favorite. Apolonia, Dinamo, Flamurtari, AF Elbasani, Skënderbeu dhe Lushnja kalojnë më tej. Të vetmet ekipe të Superligës në këtë fazë ishin Skënderbeu dhe Dinamo, që nuk falën përballë Turbinës dhe Orikut.
Elbasani fitoi me vuajtje ndaj Kastriotit me rezultatin 3-2, ndërsa Apolonia mundi 2-1 Luzin. Dy sfidat e tjera, Bylis-Vora dhe Korabi-Besa, barazuan 2-2 në kohën e rregullt dhe shkuan në shtesa.
Kupa e Shqipërisë, faza 1/16 me një takim, rezultatet:
Frenklin Ahanonu është kthyer në liderin e Skënderbeut në javët e fundit. Sulmuesi nigerian ka shënuar katër gola, duke i dhënë pikë të rëndësishme ekipit bardhekuq. Në bisedën për “Panorama Sport”, ai tregoi momentin fantastik që po kalon, si dhe besimin që ka për të bërë edhe më mirë në vazhdim.
Ky ishte goli i katërt sezonal për mua dhe kjo është shumë pozitive. Kam gjetur një ambient shumë të mirë dhe jam gjithmonë i motivuar në kontributin ndaj ekipit. E gjithë skuadra ishte fantastike. Jemi një grup shumë i mirë dhe mbi të gjitha mbizotëron harmonia e disiplina, profesionistë të vërtetë.
Po kaloj formë të mirë dhe kjo është më e rëndësishme për mua në këtë moment.
Shpresoj që kjo ecuri pozitive të vijojë gjatë dhe të mos ndalem së shënuari dhe së ndihmuari ekipin.
Elementi më i rëndësishëm përkon me fitoren dhe ne si grupi ia dolëm. Takim i fortë dhe fitorja vlen shumë në të tilla ballafaqime. Tani jemi më të qetë pasi kemi krijuar një distancë të konsiderueshme nga ekipet e tjera që janë poshtë nesh. Por duhet të vazhdojmë kështu. Çdo ndeshje për ne është si një finale deri në fund të sezonit”, ka thënë Frenklin pas golit të fundit ndaj Erzenit, i cili u dhuroi fitoren korçarëve.
Ballkani ka pësuar disfatë 0-1 ndaj Plzen, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupeve të Conference League, takim ky i luajtur në “Air Albania”. Rasti i parë konkret i ekipit nga Suhareka erdhi në minutën e 13-të, kur një skemë e mirë-menduar për pak sa nuk finalizohet në gol nga Kuc. Pak më vonë, provoi serish Kuc, por portieri Baier nuk e pati të vështirë të neutralizonte sferën.
Edhe miqtë çek treguan dëshirë për të zhbllokuar llogaritë, gjithsesi pa rezultat.
Në fundin e pjesës së parë, Ballkani tentoi për t’iu afruar golit me Karricën, “gardiani” i Plzen kuptoi gjithçka duke bërë një pritje fantastike. Në pjesën e dytë, skuadrat u kujdesën shumë që të mos pësonin. Në të 79-tën, Jashanica mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, duke shkaktuar drithërima te porta kundërshtare.
Në të 80-tën, Plzen kaloi në epërsi falë golit të Sulc.
Kështu, një javë para fundit, Plzen kryeson grupin me pikët e plota (15), kundrejt Ballkanit të Ilir Dajës që e sheh veten në vendin e katërt me 4 pikë (Ndeshja e radhës ndaj D.Zagreb). Se kush do ia dalë të marrë vendin e dytë do shikohet në fund, pasi Dinamo Zagreb ka 6 pikë dhe Astana 4 pikë. Matematika e kualifikimit duket e thjeshtë, duhet fituar në Zagreb dhe Astana nuk duhet të triumfojë me Plzenin
Në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet, Kukësi dhe Skënderbeu barazuan 2-2. Sfida e javës së 14-të u spostua nga Kukësi në Tiranë për shkak të kushteve klimatike. Në pjesën e parë Korçaret bënë “ligjin” duke shënuar dy herë ndaj verilindorëve. Fillimisht me Frenklin në minutën e 12-të dhe më pas me Likën në minutën e 37-të. Por në të dytën verilindorët e Nicës u “ringjallën”, duke gjetur golin me Zhongon në minutën e 55’ e më pas me Da Motën në 81’, të dyja të ardhura si pasojë e këndoreve.
Momente tensioni u regjistruan në minutën e 38-të, në “Arenën e Demave” në kryeqytet, ku futbollisti i skuadrës korçare Lika, shënoi nje gol fantastik nga goditja e dënimit, ndersa shkoi të festonte me familjarët të pranishëm ne tribunë përballë….
Aty afër ishin dhe tifozët e Kukësit, të cilët e morën si provokim këtë festim të Likës, duke shpërthyer në të shara. U desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej dhe ndeshja vijoi normalisht. Për më tepër shiko pamjet:
KUKËSI 2-2 SKËNDERBEU
Zhongo 55′, Da Mota 81′ / Frenklin 13′, Lika 38′
81′ GOOOL KUKËSI 2-2/ Një krosim nga këndorja gjen Da Motën, me këtë të fundit që godet me kokë dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)
55′ GOOOL KUKËSI 1-2/ Alia del i pasigurt në një këndore dhe Zhongo godet me kokë duke e çuar në rrjetë. (VIDEO)
38′ GOOOL SKËNDERBEU 0-2/ Lika provon me një gjuajtje nga distanca nga goditja e dënimit dhe ndëshkon për të dytën herë portierin Tafas. (VIDEO)
13′ GOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Frenklin del i vetëm përballë portierit dhe shënon. (VIDEO)
Mungesa e zjarrfikses vonon sfiden Kukësi – Skënderbeu, Delegati Besnik Cela nuk pranon te startoje ndeshjen.
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në “Air Albania”. Pas ndeshjes kapiteni Berat Gjimshiti tha se ekipi ishte i lodhur. Kishim dëshirë të bëjmë lojë të mirë për tifozët dhe të shënonim gola. Por objektivi i parë ishte të kualifikohemi e i dyti të fitojmë grupin. Këtë e arritëm dhe kjo është e rëndësishme. Nuk e kemi nënvlerësuar kundërshtarin, ai ishte shumë fizik. Kundërshtari ishte gati dhe nuk ishte i lodhur si ne.
Nuk bën të nënvlerësohet asnjë ekip pasi të gjitha kanë kualitet”, ka thënë Gjimshiti, që ka uruar shqiptarët për kualifikim në Euro 2024.
Shqipëria do të përballet me Ishujt Faroe në shtëpi të hënën, në orën 20.45. Kuqezinjtë u nevojitet vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në grupin kualifikues, me biletën e Europianit tashmë që është në kasafortë. Duke patur parasysh faktin se përballë është një rival modest, ashtu siç u tha edhe në konferencë për shtyp, trajneri Sylvinho është i prirur të bëjë disa ndryshime.
Sipas Supersport, në mesin e shtyllave pritet të luajë Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti. Mesfusha përbëhet nga Ramadani dhe Bare.
Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Muçi prapa shpinës së tij.
Mos e besoni po deshët! Zvicra ka vite që kualifikohet rregullisht në finale Europiani apo Botërori edhe përmes këmbëve të shqiptarëve, që kanë zgjedhur të luajnë për të. Të tillë ka pasur dhe ka shumë, por mjafton të përmendim Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, që tashmë kanë vendosur rekord ndeshjesh me kombëtaren helvete, për të kuptuar se si shqiptarë kemi qenë “pjesa e luanit” në të.
Megjithatë, tabloidi i njohur zviceran “Blick”, me shkrimin që i ka kushtuar suksesit të kombëtares kuqezi, kualifikimit në finalet e “Euro 2024”, kërkon të marrë merita, duke i parë si “zviceranë” lojtarë të tillë si Arlind Ajeti, Nedim Bajrami apo Berat Gjimshiti, vetëm për faktin se familjet e tyre jetojnë atje, kanë pasur eksperienca me skuadrat e futbollit në atë vend. Në fakt, ata janë shqiptarë me gjak dhe rrënjë, ndaj shkrimi i “Blick” më poshtë, me titullin “Ka shumë Zvicër në suksesin e kombëtares shqiptare”, duket jo pak provokues:
As një vit në detyrë dhe tashmë hero popullor. Një brazilian do ta udhëheqë Shqipërinë në finalet e Kampionatin Evropian të vitit 2024. Kur federate e prezantoi Sylvinho (49 vjeç) si trajnerin e ri të kombëtares në janar, vetëm karriera e tij si futbollist fliste qartë: Arsenal, Barcelona dhe Manchester City, me dy fitore të Champions League si referencë verbuese.
Po si trajner? Deri më tani, Sylvinho ka pasur vetëm një qëndrim të shkurtër katastrofik në stolin e Lyon dhe shtatë muaj në São Paulo me Corinthians. Megjithatë, braziliani pati një impakt të tillë në Shqipëri, sa liderit të bujshëm të Grupit E i mjaftonte vetëm një pikë për t’u kualifikuar në Evropianin e Gjermanisë, të premten në Moldavi dhe të hënën ndaj Ishujve Faroe.
Historia emocionale për ish-lojtarin e FCZ, Djimsiti
Askush nuk dyshonte më se ky hap përfundimtar do të bëhej. Pas debutimit në Kampionatin Evropian 2016, me duelin legjendar vëllazëror mes Granitit dhe Taulant Xhakës, Shqipëria do të marrë pjesë për herë të dytë në finalet e “Gjermania 2024”.
Shumë lojtarë në kombëtare vijnë si yje të Serie A: Kristian Asslani (21 vjeç, Inter) dhe Elseid Hysaj (29 vjeç, Lazio), ose kanë rrënjë në Zvicër, kanë luajtur dikur në Superligën helvete. Kualifikimi në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm është veçanërisht emocionues për Berat Gjimshiti (30 vjeç) nga Cyrihu. Ish-lojtari i FCZ u përjashtua nga Kampionatit Evropian 2016 në sekondën e fundit.
Jo zyrtarisht thuhet për shkak të një intrige. Zyrtarisht, sepse trajneri i asaj kohe, Gianni De Biasi, nuk e konsideronte të gatshëm fizikisht pas një pauze të gjatë dëmtimi. Tashmë, ish-lojtari i kombëtares zvicerane U-21 është konsoliduar prej kohësh në Itali, tek Atalanta, është titullar i rregullt dhe i padiskutueshëm në kombëtare, madje kapiten i Sylvinhos.
Ish-ylli i GC, Bajrami, po lulëzon pas një ndryshimi të ritmit
Një banor i dytë i Cyrihut, Nedim Bajrami (24 vjeç) luan një rol po aq të spikatur. Ai e ndryshoi kombëtaren me zhurmë në vitin 2021. Për shkak se Bajrami pothuajse dribloi rrugën e tij në xhunglën e rregulloreve, madje kishte nevojë për dritën jeshile nga fusha sportive CAS, përpara debutimit me Shqipërinë.
Dhe tani? Bajrami kontrollon ofensivën me numrin 10 në shpinë dhe me 3 gola e një asist lojtari më produktiv në këto eliminatore për Shqipërinë, përkrah Jasir Asanit (28 vjeç) që luan në Korenë e Jugut.
Zvicerani tjetër: Arlind Ajeti (30 vjeç) nga Bazeli, i cili tashmë është aktiv në Rumani. Taulant Seferi (27 vjeç) ka luajtur për YB, Wohlen, Winterthur dhe Xamax, tani në Dubai. Kapiteni i kampionit zviceran të botës U-17, Frédéric Veseli (30 vjeç), ish-lojtar i Lugano dhe aktualisht në Turqi, nuk është përdorur në kualifikime deri më tani, por është gjithmonë në skuadër.
Ermir Lenjani (34 vjeç, ish-lojtar i St.Gallen, GC, Sion, aktualisht pa klub) dhe kapiteni i GC, Amir Abrashi (33 vjeç) janë gjithashtu kryesisht në orbitën e kombëtares kuqezi. Megjithatë, kjo dyshe ishte aty vetëm në fillim, nën drejtimin e Sylvinhos, dhe ndoshta do ta kenë të vështirë të luajnë në finalet e Kampionatit Evropian të vitit 2024”.
Shqipëria e futbollit u kualifikua për herë të dytë në Europian, kjo pas barazimit 1-1 në Moldavi. Pas ndeshjes foli edhe Jasir Asani. Sulmuesi theksoi se do të shënojë gola të bukur edhe në Euro 2024, ndërsa shtoi se pa tifozët asgjë nuk do të ishte e mundur
Jam shumë i lumtur sepse kemi gëzuar tifozët kudo që janë, pa ndihmën e tifozëve do të ishte e vështirë.
Kemi sakrifikuar dhe kemi dhënë shpirtin. As që bëhet fjalë që do të shënoj supergola edhe në Evropian, por kemi një ndeshje tjetër të hënën. Do të ishte mirë që në një moment gjatë ndeshjes të pasoja te Hysaj, por kisha hapësirë për të goditur dhe provova portën. Megjithatë, jam i lumtur që u kualifikimin”, ka thënë Asani.
Një ndeshje pambarim në Korçë, me Skënderbeun e Egnatian që morën nga një pikë, pas barazimit 1-1, në një takim që zgjati 111 minuta. Rrëzimi i një tifozi nga shkallët e stadiumi e ndërpreu takimin, për të rifilluar pas 15 minutash. Një sfidë e vendosur në ekstreme: Isgandarli që shënoi në minutën e 2′ dhe Ahanonu në minutën e 104′. Skuadra e Gvozdenovic mori barazimin e parë në kampionat, pikërisht në javën e 10 të Superiores .
Për të treguar se debutimi në Rrogozhinë ishte një rastësi, Egnatia e nisi me marsh të lartë takimin në Korçë.
Skuadra e Tetovës kaloi përpara pothuajse menjëherë, kur Isgandarli ndëshkoi portierin Alia. Një goditje që korcarët e ndjenë, por nuk u dorëzuan. Kryesuesit e kampionatit prisnin rastin për të mbyllur takimin, por nuk gjetën hapësirën për të fundosur goditjen. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e rrogozhinasve.
Përpjekjet e të besuarve të Gvozdenovic u rritën në pjesën e dytë.
Sidoqoftë, ndeshja u ndikua edhe nga rrëzimi i një tifozi nga shkallët e stadiumit. Ai u dërgua me ambulancë në stadium, por loja u ndërpre për 15 minuta. Egnatia u mundua të administronte rezultatin, por llogaritë e Tetovës u prishën në fund, Në minutën e 104′ mbrojtësi Ahanonu shënoi golin e barazimit. Skënderbeu dhe Egnatia ndanë pikët në Korçë, me bardhekuqtë që mbajnë vendin e 6 me 13 pikë. Egnatia ndal hapin dhe barazohet nga Partizani në krye të renditjes. Të kuqtë sidoqoftë kanë edhe një ndeshje për të luajtur.
Skënderbeu duket në rënie të lirë, teksa skuadra korçare pësoi humbjen e dytë radhazi. Ekipi i Gvozdenovic u mund 1-0 në transfertë nga Teuta. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 25-të dhe mban firmën e 16-vjecarit Arifi. Pavarësisht tentativave të Skënderbeut, rezultati mbeti i pandryshuar.Me këtë rezultat, durrsakët janë në vendin e tetë me katër pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet i katërti me gjashtë pikë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Arifi, Gjumsi, Peposhi, Fili, Demirçani. Trajner: Diego Longo
Starton edicioni i 85-të i kampionatit kombëtar të futbollit, dhe korçarët me fitoren në transfertë përballë Egnaties në EgnatiaArena, jo vetëm që kanë fituar tre pikë të çmuara por i kanë dhënë një leksion të mirë, skuadrës së Egnaties, e cila ka në përbërjen e saj lojtarë cilësorë, dhe për më tepër është skuadra për të cilën është investuar shumë, duke dëshmuar se është fusha e lojës ajo që vendos rezultatin dhe jo butaforuzmi mediatik dhe futbollistik.
Skendërbeu luajti thjeshtë dhe qartë, dhe pothusjse e dominoi lojën gjatë gjithë kohës, duke qenë racional në të gjithë sektorët e fushës.
Realizoi golin e avantazhit në 59′ nga braziliani Yuri i ardhur nga stoli (zëvëndësim mjaft efikas), dhe diti ta mbrojë atë deri në fund të lojës, pavarësisht se në dy-tre raste u vu në rrezik për të pësuar dhe po aq humbi raste, që mund ta kishte dy e trefishuar rezultatin. Nga ana e saj “Hirushja” e edicionit të kaluar, dhe fituesja e kupës Egnatia, në fushë u duk më tepër se duhet euforike, dhe më shumë u përpoq të shfaqej akademike, sesa të prodhonte lojë e të fitonte.
U përpoq me disa raste dhe u kujtua në fund,
që të hidhej në sulm në kërkim të paktën të barazimit, por ishte tepër vonë, e për më tepër konfuze, dhe kështu edhe pse u luajtën 100 minuta lojë, dhe që u favorizua paksa nga gjygjtari kryesor në lojën e rëndë që lejoi dhe faullat e akorduara, nuk mundi ta evitonte humjen e saj, që në fakt ishte një fitore e merituar e Skëndërbeut, që bën kështu një debutim të sukseshëm, pasi siç dihet vjen nga kategoria e parë dhe për më tepër një fillim mjaft të mbarë, me këtë fitore të rëndësishme në transfertë,
ndaj një ekipi si Egnatia, e cila me atë që sot dha në fushë, në përballjen ndaj korçarëve, nuk është ajo që na është prezantuar dhe duhet që të shkundet nga atmosfera e euforisë së edicionit të kaluar e të zbresë me këmbë në tokë, se ky kampionat pritet të jetë i vështirë. Sinjalin e parë e dha Skendërbeu, i cili duhet komplimentuar për fitoren e arritur, dhe uruar atij suksese.
Komentator dhe Gazetar sportiv Mbrëmbje 26.08.2023
Skënderbeu u rikthye në Superiore me fitore, duke mundur Egnatian me rezultatin 0-1. Trajneri Ivan Gvozdenoviç u shpreh shumë i lumtur pas fitores, duke shtuar se kjo fitore i jep besim skuadrës skuadrës.
Fitorja? Patjetër që kishim besim. Ishte vështirë dhe shumë stresuese. Për mendimin tim e merituam, por kam shumë respekt për Egnatian. Ka shumë cilësi dhe skuadër shumë e mirë. jam kënaqur me pikët por edhe sepse kam një skuadër të talentuar me të rinj dhe sot fituan besim.
Arma e fortë e Skënderbeut? Ishim të përgatitur për kundërsulm sepse kemi dy lojtarë të Shpejtë si Rashica e Nikaj. Nga pankina kisha Likën dhe Jurin dhe ky ishte një plus për ne. Kishim besim dhe pak fat dhe ia dolëm.
Objektivi? Jemi vetëm në javën e parë dhe nuk mund të flasim. Kemi edhe 35 javë dhe kampionati është i fortë. Ecim çdo ditë.
Merkatoja? Kemi firmosur me një sulmues nga Kameruni dhe merkatoja do të jetë e hapur deri në 31 gusht”, tha Gvozdenoviç për “MCN TV”
Është mbyllur me fitoren e Skënderbeut sfida e Rrogozhinës. Egnatia kështu suprizohet nga korçarët, teksa këto të fundit triumfuan 1-0. Të besuarit e Ivan Gvozdenovic rikthehet në Superiore pas një viti mungesë me fitore, duke koleksionuar 3 pikët e para në sfidën hapëse të sezonit të ri.
Me një gol ‘alla Del Piero’ me festën që shpërtheu në “Arena Egnatia” dhe bëri që gjithë tifozët rrogozhinas të “heshtin”. Në minutat e mbetura pavarësisht rasteve nuk pati gola të tjerë, me Egnatian që e nis me humbje këtë sezon.
Skënderbeu merr kështu 3 pikët e para në kampionat dhe merr kryesimin e kategorisë superiore.