Devolli përballet me largimin masiv të rinisë,emergjente vendosja në zbatim e një plan veprimi

 

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka zhvilluar disa takime me strukturat e LSI-së në Bashkinë e Devollit, aty ku u mirëpritën edhe anëtarësime të reja në parti.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Braimllari në një postim në Facebook, ku shkruan se të rinj me energji pozitive, gjimnazistë dhe studentë i janë bashkuar LSI-së gjatë kësaj periudhe edhe pse çdo ditë e më shumë Devolli, por dhe vendi përballet me largimin masiv të rinisë.

Endrit Braimllari

Postimi i plotë:

Në Bashkinë e Devollit ku mirëpritëm anëtarësimet e reja në parti.
Të rinj me energji pozitive, gjimnazistë dhe studentë na janë bashkuar gjatë kësaj periudhe edhe pse çdo ditë e më shumë Devolli, por dhe vendi përballet me largimin masiv të rinisë.

Mungesa e një plan veprimi të qartë për të investuar tek të rinjtë nga ana e qeverisë, papunësia, goditja ndaj biznesit të mesëm, paligjshmëria dhe koncensionet klienteliste kanë vrarë shpresën tek të rinjtë të cilët largimin nga vendi e shohin si rrugën e vetme të shpëtimit.

Sot është emergjente vendosja në zbatim e një plan veprimi ndaj të rinjve me qëllim që të kthehen në vend, me besimin se Shqipëria do të bëhet nëpërmjet sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, duke patur më shumë mundësi punësimi dhe shanse te barabarta për të gjithë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: