Korça qyteti i serenatave

 

Nga Agim Xhafka

Në Korçë këndojnë të gjithë. Pleq,plaka,burra,gra,të rinj,fëmijë ia marrin në festa,në gëzime,në dreka e darka,por edhe kot. Ose sa pér sport,ia themi një herë o byrazer? Ka plot shpjegime kjo. Ca thonë ndikon uji,ca thonë forma e fytit,ca guxojnë e ia ngjeshin ajrit e klimës,ca të tjerë…
Unë shpjegimin e kam konkret. Aty lindi para shekujsh e shekujsh serenata dhe ashtu si Italia që ruan traditën e picës apo Franca verën,korçarëve u ka rënë barra të ruajnë serenatën.

Që mos zhduket,që të lulëzojë ajo duhet kënduar. Ndaj jepini zërit patriotë,ushqejeni serenatën,mbusheni me shpirt,me ëmbëlsi dhe emocion. Ua la historia këtë mision…E korçari për një serenatë rron e gëzon.