Skënderbeu u ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e radhës në kampionat përballë Tiranës me një seancë stërvitore të zhvilluar në “Tropikal Resort” në Durrës.Trajneri Ilir Daja duket se në këtë seancë të fundit në prag të këtij takimi i ka dhënë dorën e fundit ekipit, duke u munduar të mbyllë edhe formacionin me të cilin ekipi do të zbresë në fushë. Me mungesat dhe dilemat korçarët duket se do të ruajnë në pjesën më të madhe 11-shin që ka filluar si titullar takimin me Bylisin.
Në portë, pritet të luajë Koliçi ndërsa para tij është gati katërshja e formuar nga Meksi dhe Imami në krah e Dita me Pollozhanin në qendër për të mbyllur hapësirat e ofensivës bardheblu.

Në mesin e fushës Taipi dhe Elezi janë gati për një fanellë titullari, teksa një prej tyre duhet të zgjidhë balotazhin me Dajën, pasi në versionin që ka kryepankina e Skënderbeut, mund të hedhë edhe Pëllumbin në prapavijë dhe të spostojë Ditën në mesfushë. Në repartin e sulmit duket se gjithçka mbahet peng nga Krasniqi.
Në pritje të tij, Gripshi nga e djathta dhe Bregu në të majtë do të mbështesin sulmuesin e parë, që në varësi të zgjedhjeve do të jetë një mes Pusit ose Krasniqit.

Ndeshje në total: 148
Fitore, Tirana: 66
Barazime: 46
Fitore, Skënderbeu: 36
Golavarazhi: 218-136
Pikët aktuale: 40-28
Fitorja e fundit e Tiranës: 14 shtator 2019, 3-1
– Tirana nga ana e saj ka statistikat në favor kundër Skënderbeut. Bardheblutë nuk munden nga korçarët prej 25 prillit 2016, në shtëpinë e tyre.
– Në këtë kampionat, Tirana fitoi në shtëpi 3-1 me korçarët, ndërsa më 23 nëntor Skënderbeu fitoi në Korçë.
-Gjergj Muzaka, Marvin Turtulli, Asion Daja, Marlind Nuriu, Eni Imami janë lojtarët që kanë një të shkuar si bardheblu, ndërsa Tefik Osmani, Kristi Vangjeli kthehen në Korçë me statusin e ish-ëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
