Pak më parë është raportuar se janë shënuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Nga ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se dy të infektuarit janë babë e bir.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar zyrtarisht dy rastet e para në Shqipëri, të personave të infektuar nga coronavirusi.
Po ashtu e ditur bëhet se ata kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë.Ndërsa është raportuar se gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe nuk kanë paraqitur komplikacione.
“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.
Bëhet thirrje nga instancat shëndetësore në Shqipëri se qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin të telefonojnë në nr.127.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
