Arilena Ara ishte e përzgjedhura e Shqipërisë për të na përfaqësuar në Eurovizionin e këtij viti. Kënga ”Shaj”, fituese e Festivalit më të komentuar të RTSH-së në vitet e fundit, u përshtat në versionin anglisht.
Një ndër vajzat më të suksesshme Shqiptare që po korr sukses në botën e artit.Megjithatë, për herë të parë në 64 vite, Eurovizioni u anullua këtë vit si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Artistët nuk do mund të ngjiten në skenën e Roterdam-it siç ishte parashikuar. Festivali europian i këngës do të zhvillohet në 2021. Vendi është i njejtë, megjithatë ende nuk dihet si do të zgjidhen këngëtarët pjesmarrës.
Për të nderuar kompeticionin deri në fund, por edhe fansat, artistët e këtij viti kanë publikuar videoklipet e këngëve. Të njejtën gjë ka bërë dhe para disa minutash Arilena, e cila ka sjellë videon e “Fall from the sky”, një kryevepër e vërtetë.I gjithë klipi është i ndërtuar në një formë që të krijon idenë e një engjëlli të rënë nga qielli, por – thënë sipas fjalëve të tekstit – “është i destinuar të fluturojë”.
Komentet janë tepër pozitive për videon, në Youtbe, mes komunitetit të Eurovizion dhe në rrjetet sociale. Duket se është në sintoni të plotë me këngën dhe gjendjen apo ndjenjat që ajo përcjell.
