Të dhënat e buletinit të lëshuar nga Mbrojtja Civile shohin sot një rënie të infeksioneve dhe një stabilitet dhe progresion ne ulje te nr te viktimave ku janë 70 viktima në 24 orët e fundit(Dje ishte 117 ).Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arrirur në 33.114 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19.Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 47.986 njerëz (dje ishte 50.966).

Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 231.732 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja janë + 593 (dje ato ishin +584 dy ditë më parë ishin +397).Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është : janë 3.503 pacientë të shëruar në krahasim me 2.443 dje dhe 2.677 dy ditë më parë.
Totali i te sheruarve është 150.604.Numri i pacientëve të shtruar në spital vazhdon të ulet: ata janë 7.379 (dje ishin 7,729).Nga këta, pacientët më seriozë të pranuar në kujdesin intesiv janë 489 (dje ishin 505).Në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.6 milion teste.
Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Brazili,Rusia,Spanja,Britania,Italia

