Trajneri i portierëve, i ka dhënë fund aventurës me Skënderbeun pas plot 8 vitesh, teksa do të jetë në krah të Ilir Dajës.Ilir Bozhiqi është përforcimi i radhës në stafin e Partizanit.Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, Bozhiqi, i dha lamtumirën korçarëve, me të cilët arriti suksese të jashtëzakonshme ku Skenderbeu u bë familja e tij profesionale, ne te cilen perjetoi krenarine e arritjeve dhe suksesit thekson Bozhiqi.
Postimi i Bozhiqit :

Nuk mendoja se do te iknin kaq shpejt 8 vite te mbushura plot emocion. Skenderbeu u be familja ime profesionale, ne te cilen perjetova krenarine e arritjeve dhe suksesit.
Dua t’ju falenderoj me zemer per bashkepunimin qe patem, presidentin Ardjan Takaj, te gjithe koleget e mi trajniere, lojtaret pa perjashtim, stafin e palodhur jashte fushe si dhe portieret, te cilet me kane bere krenare me talentin dhe arritjet e tyre! Padyshim nuk mund te rri pa falenderuar dhe mikepritjen Korçare, per dashurine qe na falen pa kushte me tifozerine e zjarrte dhe pranine kaq te nevojshme e tyre ne stadiume.
Ju uroj suksese dhe deshiroj t’ju shoh larte e me larte! Mireutakofshim!”.
