FOTO/ Pas vapës, moti ndryshon gjatë ditës së hënë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e kushteve të motit për javen e re.Situatë të paqëndrueshme parashikohet të ketë pjesa më e madhe e vendit, por kjo do të jetë e përkohshme.Në ditët në vijim, do të mbizotërojë dielli dhe vranësirat përgjatë maleve.

Parashikimi nga Sherbimi meteorologjik :

E hëna do të nisë me diell dhe në mesditë do të shfaqen vranësirat përgjatë maleve. Reshjet e shiut të izoluara, do të shfaqen në këto zona.
Situatë të paqendrueshme parashikohet të ketë pjesa më e madhe e vendit.

Ditën e martë, por kjo do të jetë e përkohshme. Në ditët në vijim, do të mbizotërojë dielli dhe vranësirat përgjatë maleve.
Era, përgjithësisht do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht gjatë orëve të mesditës mesatare në bregdet.Era, parashikohet të jetë e vrullshme gjatë ditës së mërkurë.

Valëzimi do të jetë i ulët, por për shkak të shtimit të erës mbrëmjen e së martës e të mërkurën parashikohet i forcës 4 dhe 5 ballë, kryesisht në bregdetin jugor.
Temperaturat do të pësojnë rënie si në tabelë për shkak të reshjeve, për tu rritur sërish të enjten dhe të premten.
Ju urojmë një javë të mbarë!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.