“Do përgjigjemi”/ Greqia shton forcat ushtarake në kufirin turk

Greqia ka përforcuar praninë e saj ushtarake në kufirin turk, mes tensioneve në rritje midis dy vendeve për burimet e energjisë në Mesdheun Lindor.Giorgos Koumoutsakos, zëvendësministri grek i migracionit, pohoi se Ankara mund të përdorë emigrantët për të bërë presion ndaj Bashkimit Evropian për të mos vendosur sanksione ndaj Turqisë.Konflikti përshkallëzues mes dy shteteve do të zërë vendin kryesor në axhendën e takimeve të Këshillit Europian që do të mbahet më 24 dhe 25 shtator.

“Ne jemi të përgatitur dhe do të përgjigjemi siç bëmë në Mars”, i tha Koumoutsakos agjencisë së lajmeve Skai.Në mars, Turqia vendosi të i pengojë emigrantët që të kalojnë në kufirin grek, duke krijuar trazira të mëdha.


Nga ana tjetër, forcat greke të sigurisë u vendosën për të ndaluar hyrjen e njerëzve në atë periudhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.