Sabri Fejzullahu merr pasaportën shqiptare:E puth dhe shtrëngon fort”-Dita më e lumtur e jetës time!

Sot ka qenë një ditë e veçantë për Sabri Fejzullahun, këngëtarin shqiptar nga Kosova, i cili pasi ka marrë nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës, Ilir Meta është pajisur edhe me pasaportë si qytetar i Republikës së Shqipërisë.Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në një postim edhe përkrah bashkëshortes në Instagram, ku kanë pozuar së bashku me pasaporta në duar.

Sabri Fejzullahu :


“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë Shqiptare . Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë ne rriten dhe lartësimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo nëpër bote . I dashur President , unë sot me pasaportën Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë , Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të cilës ju i shërbyet me guxim dhe nder i dashur President . Të faleminderit shumë! Ndihem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, ka shkruar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.