168 TË PREKUR NE VEND,12 RASTE NE KORÇË

12 persona nga Korca, 3 persona ne Pogradec ,3 nga Kolonja dhe 2 ne Devoll rezultojnë pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit nga juglindja e vendit.Ditën e sotme në vendin tonë jane kryer 877 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 168 raste pozitive,te shperndara:51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 73-vjeçar nga Korça,nje 53-vjeçare, një 87-vjeçar nga Tirana dhe një 68-vjeçar nga Durrësi.

Dr. Flutura Beqo nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet :

Janë kryer 877 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6569 që nga fillimi i epidemisë.Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 53-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana, një 68-vjeçar nga Durrësi dhe një 73-vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju shpreh ngushëllimet familjarëve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.

COVID-19 – Statistika (13 Shtator 2020)

  • Testime totale 73904
  • Raste pozitive 11353
  • Raste të shëruara 6569
  • Raste Aktive 4450
  • Humbje jete 334 (Qarku Tiranë 159, Durrës 45, Shkodër 38, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë2253
  • Durrës    503
  • Shkodër   350
  • Lezhë260
  • Elbasan  229
  • Korçë 202
  • Fier   185
  • Vlorë 159
  • Kukës         140
  • Berat    79
  • Dibër    46
  • Gjirokastër     44

Teksa nesër rinis viti i ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i drejtohet me një thirrje mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e covid19.Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë. Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: