Muriqi niset për në Romë dhe tregon arsyen pse zgjodhi Lazion e Igli Tares

Sulmuesi nga Kosova kompleton transferimin te Lazio.Vetëm pak minuta më parë është Lacio që zyrtarizon afrimin e Muriqit, atje ku ka pozuar edhe me logon e klubit.Sipas raportimeve të fundit nga Gianluca Di Marzio, Vedat Muriqi dhe Lazio kanë caktuar testet mjekësore për ditën e hënë.Një numër i madh i gazetarëve dhe fotografëve kanë qenë në këtë moment për të shkëputur pamjet e fundit dhe njëkohësisht për të komunikuar me sulmuesin shqiptar që merr kështu një mundësi të artë për të lënë gjurmë në elitën e Europë, falë edhe një besimi të madh që i vjen nga Igli Tare.

25-vjeçari Muriqi tregon pse zgjodhi klubin italian për t’iu bashkuar :


Po shkoj në një ekip të ri. Synimi im i parë është të jem i suksesshëm në Romë dhe pastaj të luaj për klubet më të mëdha në botë në vitet në vijim. Tani do ta jap më të mirën nga vetja për Lazion”, deklaroi sulmuesi kosovar.

Sulmuesi shqiptar dikur ka qenë pjesë e Teutës, ka kaluar shumë momente të vështira në vitet e mëparshme. Për të kaluar me ekipet e vogla në Turqi dhe në momentin kur askush nuk besoi se do të shkonte larg, erdhi edhe shpërthimi i këtij lojtari.Golat e shumtë te Rizespori i dhanë një shans të madh Muriqit, ku menjëherë do të fitonte vëmendjen e Fenerbaces. Edhe në këtë aventurë tregoi aftësitë e tij, duke bërë diferencën te gjigandët e Turqisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.