Covid i merr jetën një tjetër mjeku në Shqipëri

Virusi i ka marrë jetën mjekut të ish-Sanatoriumit, Agron Menzelxhiu, 71 vjeç,duke mos ia dalë dot komplikimeve shëndetësore.Menzelxhiu ishte shtruar në spital katër ditë më parë si pasojë e rëndimit të gjendjes shëndetësore.Lajmi është bërë i ditur nga kolegu dhe kushëriri i tij

Mjeku Petrit Vargu :


“Agron Menzelxhiu djali tezes sime! Si na le! Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmën askujt! Si mund të ikësh kështu nga covidi vetëm sepse u shtrove në spital për një patologji banale! Mjeku njeriu mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve! Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve! Askush nuk mund te tjetersoj, ti do te mbetesh gjithmone ai, ai qe te njef i gjithë populli! Te qoftë dheu i lehtë, o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu.

Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, mjeku i QSUT-së Arjan Pushi, mjeku në spitalin e Pukës Hysni Shkjau dhe mjeku Anibal Byberi, pneumolog në Tropojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.