Greqia gati të ndihmojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me vaksinën e Covid

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gadishmërinë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Kjo u konfirmua nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për Mia.mk.Referuar raportimit të medieve greke duke qenë se Greqia është vend anëtar i Bashkimit Evropian, vaksinën do ta marrë më shpejt, ndaj kreu i qeverisë është shprehur i gatshëm që t’i furnizojë të dyja shtetet, për të përshpejetuar procesin.

“Mitsotakis shprehu gatishmërinë e Greqisë, si një vend anëtar i BE, për të kërkuar furnizimin me vaksina të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo pasi vendet anëtarë janë të parat në radhe dhe pastaj vijojnë vendet kandidate.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.