Juve triumfon ndaj Sampdorias, Pirlo e nis me fitore bindëse

Juventusi e fillon me 3 pike ,sezonin e ri 2020/2021 në Serie A duke mposhtur Sampodorian me rezultat 3-0 në Allianz Stadium.Kulusevski, Bonuçi dhe Ronaldo realizuan fitoren e parë të kampionëve të Italisë. Trajneri i ri i Juventusit Andrea Pirlo nisi kapitullin e ri. Në këtë sfidë nuk mund të mungonte goli i superyllit Cristiano Ronaldo, i cili e nisi edhe një sezon tjetër duke shënuar gola (88’).Juventusi mer tre pikët e para duke qene në kërkim të titullit të dhjetë radhazi në Serie A.

Bianconerët ishin bindës gjatë gjithë ndeshjes, keshtu që nota e tyre mesatarë (7.32) është shumë më e lartë në krahasim me ekipin mik (6.20).

Cristiano Ronaldo (8.8) dhe Aaron Ramsey (8.8) kanë marrë vlerësimet më të larta, së bashku me Dejan Kulusevski (8.4).

Mbrojtësit e krahut te Sampdoria janë futbollistët me vlerësimet më të ulëta (5.8) në këtë takim.

Ndersa ne prononcimin për “Sky Sport” pas sfidës me Sampdorian 3-0, tekniku italian shtoi se pati pak kohë në dispozicion për të përgatitur sfidën për shkak të angazhimit të lojtarëve me ekipet kombëtare.

“Duhet kohë për të përshtatur ekipin me mënyrat e duhura të lojës, por nuk do të bëj ‘copy/paste’. Do të marrë bazë nga ekipet dhe trajnerët që më kanë frymëzuar. Për ndeshjen e sotme kishim pak kohë për t’u përgatitur sepse lojtarët ishin të angazhuar me ekipet kombëtare. Punuam vetëm një javë bashkë. Kemi parë shumë me Novarën. Na mungojnë disa lojtarë, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, përfundoi trajneri i Juventusit Andrea Pirlo.

Formacionet zyrtare
Juventus
(3-5-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini; Kuadrado, Rabio, MekKini, Ramsej, Frabota; Kulusevski, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

Sampdoria (4-5-1): Audero; Berezinski, Toneli, Kolej, Augelo; Depaoli, Torsbi, Ekdal, Jankto, Leris; Bonacoli. Trajner: Klaudio Ranieri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: