Roma-Juve pa fitues në “ Olimpico”

Roma dhe Juventus nuk e nxorrën dot një fitues mes tyre në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” që u mbyll 2-2.Sfida u zhbllokua nga një penallti pas gjysmë ore lojë, kur Veretout’ transformoi në gol penalltinë në favor të kryeqyteasve por kampionët e Italisë barazuan në të njëjtën mënyrë me Ronaldon.


Kur skuadrat përgatiteshin në pushim Veretout shënoi sërish për Romën pas nëj asisti nga Mkhitarian.Në fraksionin e dytë, torinezët kërkuan me forcë barazimin por vetëm Kristiano Ronaldo arriti t’i shpëtonte me një kërcim gjigant me kokë që fiksoi barazimin 2-2. Për tu shënuar prova e mirë e shqiptarit Marash Kumbulla me fanelën e Romës, edhe pse u ndëshkua me karton të verdhë.

Kristiano Ronaldo vazhdon të surprizojë me paraqitjet e tij në fushën e lojës. Ylli portugez realizoi dopietë në përballjen e sotme ndaj Romës, duke shkruar një tjetër pjesë historie në botën e futbollit.Dy golat e shënuar në “Stadio Olimpico” i lënë atij një vend në statistikat e golave të shënuara në top pesë ligat evropiane. CR7 është lojtari i parë në top pesë ligat evropiane që shënon 450 gola në karrierën e tij.

Juventus renditet në vendin e katërt në tabelë me katër pikë, ndërsa Roma e trembëdhjeta me vetëm një pikë të fituar. Tabelës e kryeson Napoli me gjashtë pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.