VIDEO/ 20 autobusa nisen nga Tirana gati përditë drejt Gjermanisë, të rinjtë braktisin vendin (Pamje të trishta)

Destinacioni i preferuar i shqiptarëve mbetet Gjermania, dhe nuk e kemi fjalën për të kaluar pushimet.Në një kronikë të Euronews të para dy ditëve, tregohen plot autobusë të mbushur me djem të rinj të cilët presin të nisen drejt vendeve të BE-së. Me valixhe e batanije, pa zbardhur dita, të rinjtë shqiptarë lënë terminalin e autobusëve ndërkombëtar dhe nisen drejt Gjermanisë, Italisë, Greqisë.Në kronikë tregohet se vetëm në itinerarin 05:30-06:30 të mëngjesit, pesë autobusë lanë terminalin e autobusëve ndërkombëtarë dhe u nisën për në Gjermani.

Një detaj që vlen për t’u përmendur është se gati 90 për qind e udhëtarëve janë mosha të reja.Të rinjtë shqiptarë po lënë pas familjet për të kërkuar një jetë më të mirë ne vendin e BE-së. Ndërsa një pjesë kanë fituar kontrata sezonale, disa nisen për Gjermani pa patur ende një punë të sigurtë.“Në Gjermani, arsyeja mundësitë ekonomike të vendit, arsyeja për një punë, për shkollë për studime, çfarë të kemi mundësi të arrijmë në Gjermani”, tha një udhëtar për Euronews.


Një tjetër theksoi: “Për Gjermani, për momentin po nisem thjesht për kështu…, por nëse do gjej një punë do qëndroj”.Kreshnik Gjini, një punonjës në një nga agjencitë e udhëtimit brenda terminalit tregon se shqiptarët përdorin çdo mënyrë për t’u larguar.

“Kërkesa ka për largime, por duke ditur që nuk lëvizin dot lirisht mundohen në mënyrat e veta, por sido që të jetë puna, njerëzit largohen në të gjithë format. Mosha e re bëhet fjalë. Normalisht jo të gjithë ia dalin në Europë. Ëndrra është më e madhe se mundësitë dhe realiteti. Ikin 20 -30 autobusë në ditë. Gjermania, Greqia është e përditshme, Gjermania është 3-4 herë në javë, por edhe Italia”, tha Gjini.

Ndërkohë, statistikat tregojnë se gjithnjë e më shumë të rinj po aplikojnë për azil.

30 vjet nga eksodi, sipas të dhënave të Instat-it rreth 30 mijë e 500 shqiptarë kanë aplikuar për azil nga fillimi i vitit 2019 deri në gusht të 2020-ës. 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë janë persona deri në 34 vjeç./EuroNews Albania

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.