Hipoteka e Korçës është mbyllur gjatë ditës së sotme,pasi nje punonjëse e Agjencisë së Kadastrës së Korçës është zbuluar si e infektuar nga virusi COVID-19.Mësohet se punonjësit janë karantinuar dhe po u merret tamponi personave që kanë pasur kontakt ditët e fundit.
Burime bëjnë me dije se gjendja e punonjës te prekur me Covid është e qendrueshme dhe deri tani nuk kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.Ndersa mesohet se kjo drejtori ka mbyllur zyrat dhe ka dërguar punonjësit në shtëpi.Për pasojë edhe pjesa tjetër e stafit është futur në karantinë për të penguar përhapjen e koronavirusit.
Zyra e Hipotekës mësohet se do të pranojë aplikimet dhe dokumentacioneve vetëm online nëpër mjet e-Albania.

