Meta:Maska domosdoshmëri, gjobitja e qytetarëve maskaradë e Qeverisë

Presidenti Ilir Meta është shprehur i shqetësuar për aktin normativ të Qeverisë që parashikon gjoba në faturën e energjisë elektrike për mosmbajtjen e maskës. Ndërsa theksoi se “parandalimi i pasojave të pandemisë kërkon humanizëm, jo rregulla arbitrare, jo ndëshkime të paligjshme të paqarta që i lihen në dorë tre ministrave. Qeveria duhet të nxjerrë rregulla që sensibilizojnë qytetarët dhe jo t’i trembin ata për të fshehur paaftësinë në përballimin e kësaj situate.”Sipas Presidentit, ky Akt Normativ është i paqartë dhe e shndërron OSHEE-në në instrument policor dhe elektoral.

Kreu i shtetit i bëri thirrje qeverisë ta rishikojë aktin normativ dhe Kuvendit ta ndryshojë.


“Çdo masë që merret për arsye shëndetësore e certifikuar nga ekspertë e mirëpritur, por përmbajtja e aktit që gjobit qytetarët për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë, se shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëvre, se mund ti lërë pa drita në fund të muajit në mes te dimrit se i shantazhon me burg, e shndërron OSHEE në një instrument policor e ndoshta edhe elektoral që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba. Nuk është zgjidhje ti lësh njerëzit pa drita, e që në fund të muajit kur mos të kenë mundësinë të paguajnë gjobat ti presësh dritat e ti shantazhosh me burg.

OSHEE ka mision të furnizojë më energji elektrike, s’mund të ndërpresë energjinë për mosmbajtjen e maskës, akti normativ në 3 fjali tërësisht të paqarta e të mjegullta shkon shumë më tej në qëllimet e tij dashakeqëse.

Do ti bëjë me precedent penal shqiptarët të përfundojnë në dyert e prokurorisë e gjykatës e të harrojnë problemet themelore ku qeveria ka zhytur vendin. I bëj thirrje qeverisë ta rishikojë e Kuvendi ta ndryshojë atë”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.