Shpërthen në flakë makina në ecje në Maliq…

Një makinë në ecje ka shpërthyer në flakë në aksin nacional në hyrje të Maliqit, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën nacionale, ndërkohë që në mjet ndodhej shoferi, i cili është shpëtuar mrekullisht .Makina ka qenë me impiant gazi dhe kjo dyshohet që ka qenë arsyeja qe ka sjellë edhe defektin teknik.

Forcat zjarrëfikëse dhe ato policore kanë mbërritur në vendngjarje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.