COVID-19 / GREQIA REGJISTRON REKORD RASTESH TË REJA

Greqia regjistron përsëri numër rekord rastesh me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2917 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 49.807.Në 24 orët e fundit janë shënuar 2917 të prekur prej tyre 588 në Athinë dhe 862 ne Selanik. Shpërthim rastesh ka edhe në Drame 162, Larisa 127, Serres 168, Imathia 97, Pella 67 dhe në Pieria 60. Gjithashtu 29 persona ose 1 në 50 minuta ka humbur jetën sot nga koronavirusi dhe në total vdekjet kanë shkuar në 702. Rritje ka edhe tek numri i pacientëve me terapi intensive gjithësej 187.

Dje Greqia ka regjistruar 18 viktima dhe 2646 raste të reja, dukshëm sot ka një rritje të madhe të të prekurve dhe viktimave.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.