Shqipëria publikon listën e të grumbulluarve për tre ndeshjet e nëntorit

Ditën e sotme trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës së kuqezinjve.Shqipëria do të luajë miqësoren me Kosovën në 11 nëntor dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë (15 dhe 18 nëntor).Bie në sy kthimi në listë i Hysajt, Cikalleshit dhe Balajt.

Mungesat- E dini që kemi pasur probleme, prej virusit, apo edhe për dëmtimet, si Mihaj, Strakosha, Bare, Çekiçi, Lenjani, Roshi, Vrioni, Kamberi, Mersinaj, Kamberi. Janë disa lojtarë që nuk do t’i kemi. Edhe Trashi është në pikëpyetje, sikurse edhe Vrioni. Gjasulën e presim. Ai luan të hënën dhe të martën do të shohim a do të vijë. Do flasim sërish në lidhje me listën në vijim. Personalisht kam folur me klubet italiane, edhe presidenti është munduar.

Normalisht jam i shqetësuar për këtë situatë dhe për problemet që kemi me klubet. Në Itali mund të na nxjerin probleme, atje kanë rregulla të veçanta. Është një probleme i përgjithshëm që e kanë të gjithë. Kemi tre ndeshje tani, dy zyrtaret janë shumë të rëndësishme dhe do doja t’i kisha të gjitha. Deri të martën do të mund të kuptojmë se cilët do të jenë pjesë e kombëtares. Kam besim se do kemi lojtarët më të mirë në dispozicion.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.