Florian Marku i jashtëzakonshëm, mund kundërshtarin për 1 minutë e 50 sekonda

Boksieri shqiptar, Florian Marku nuk di të ndalet së fituari. Djaloshi shqiptar vijon edhe njëherë tjetër të mbajë lart flamurin kuqezi. Mbrëmjen e sotme ai ka marrë një tjetër fitore madhështore në ring. Marku ka mundur kundërshtarin anglez Muma Muemba, duke vijuar kështu serinë e rezultateve pozitive, pas një pauze afro 2 vjeçare. Lushnjarit i janë dashur vetëm 1 mintutë e 50 sekonda për të arritur këtë sukses.Bisha” shqiptar e nisi menjëherë me vrull ndeshjen dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme.

Marku e hodhi dy herë në tapet, por kundërshtari i tij e vazhdoi dyluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë në fytyrë.

Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte. Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 ndeshje të dueluara në ring.

Në përfundim të këtij triumfi spektakolar, Marku ne deklaratë eshte shprehur:

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen ju kam thënë se unë kur futem brenda në ring jap shpirtin, se kjo është ajo që e dua më së shumti, faleminderit për përkrahjen”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.