Bota po përballet mes një zgjedhje të vështirë: Mes izolimit kombëtar dhe mbajtjes hapur për ekonominë, por numri i të infektuarve vijon të rritet ndjeshëm. Shumë vende të Eropës kanë vendosur bllokime të pjesshme por duket se situata e rënduar do çojë në një tjetër bllokim të dytë në nivel kombëtar.Mjeku shqiptar në Madrid Kita Sallabanda në Opinion shprehet kundër këtij skenari të mbylljes duke sugjeruar një izolim selektiv. Pra izolim të zonave që konsiderohen më të rrezikshmet.
Ai tregoi bisedën me një mikeshën e tij në Spanjë për të konkretizuar përgjigjen e tij:
-Izolim apo ekonomi?
Sallabanda: Të mos izolohemi është shumë e rëndësishme, por të bëjmë izolim selektiv, E kam thënë. Është absurde. Një pronare e një hoteli të cilën e njoh filloi të qante dhe më tha: Kita preferoj më mirë të vdes nga Covid sesa nga uria. Pra ne duhet të gjejmë ekuilibrin. Më e logjishkme do ishte izolimi selektiv në disa zona të rrezikshme. Nuk jam për izolim total, ky është mendimi im shkencor si mjek dhe jo si qytetar.

