Ish Materniteti i Korçës…disa foto mengjezi

Nje shkrim analitik per ish Martenitetin nga Jorgji Sidheri

Ky është ish Materniteti i Korçës…
Kisha ditë pa e parë,me ato dritare duaralumini që skishte shumë vite që ishte bërë rikonstruksion.
Foto të mëngjesit sot
Disa pyetje kam :
1-Po bëhet rikonstruksion përsëri nga shteti ?
2-U privatizua dhe po e bën rikonstruksion privati ?
3- Është vjedhur dhe shkatërruar me “urdhër” si depot në ’97…
4-Nqse nuk qëndron asnjë nga pyetjet më lart,atëhere lind pyetja : kush e ka në inventar dhe pse e braktisi në mëshirë të fatit.Shteti po rruan vrimat e minierave mos hyjë njeri brenda dhe vritet, mos rruajë këtë objekt në qendër të Korçës (ngjitur me ish Bashkinë) ?
5-Nqse nuk qëndron as pyetja e 4 …kam një pyetje të fundit : Një dritare të shkulësh në Korçë ,vjen policia,shikon mos ka premisa për ndërtim pa leje.Të shkulen tëra ato dritare duhet “tender” më vete dhe për hajdutët.Nuk janë kaq trima edhe ata se ai objekt bëri muaj pa u prekur,por mesa duket u hoq zinxhiri në dera e hekurt jashtë dhe dikush ju tha shkulini…se na duhet sa më i lirë …
Mos harroj nuk jemi në ‘, 92 as në ’97 as në ’98 në vitet vandale të historisë të Shqipërisë ku çdo gjë shkatërrohej…Jemi në fund të vitit 2020 !!!
Shteti sot mer vesh se kush mban maskë apo jo në çdo skaj të Shqipërisë,po bllokon mikrobuza për 5 minuta vonesë në shërbim të udhëtarëve…mos shohë e dëgjojë levat shkatërruese në mes të qytetit ?!!!
Do ishte gjysma e së keqes nqse do ishte privatizuar me gjithë vlerën e dritareve-djersë e këtij Populli të telendisur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.